• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptonte policin për të përfituar marrjen e pasaportës, arrestohet 58-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që të korruptonte me para një efektiv. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. B., banues në Fier, akuzohet se i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës, me qëllim marrjen e saj në afate të përshpejtuara.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *