• |
ide | kryesore

Video/ 97 minuta e dy penallti për të mundur Flamurtarin: Malçi i shpëton fytyrën Bylis

-Instant, F1, Sport, Video



Flamurtari është i rënë nga kategoria, por në Vlorë dinë të luajnë futboll dhe janë telashë nëse i nënvleftëson. Ndoshta e bëri Bylis, që vuajti 97 minuta në transfetë me kuqezinjtë, duke e zgjidhur situatën vetëm në frymën e fundit me golin e Malcit, por jo më parë se të rrezikonte gati edhe përmbysjen e rezultatit.

Një ndeshje e hapur, zbavitëse për nga intensiteti e ritmi, edhe pse natyrisht kualiteti individual nuk ishte ai më i larti. E pikërisht nga zgjatja e skuadrave, Malci hapi serinë e golave në të 32 e Hoxhaj barazoi katër minuta më pas. Një përgjigje e kundërpërgjigje mes dy skuadrave që nuk kanë asgjë për të humbur: Flamurtari, se ndoshta Bylis duhet të ruante fytyrën se mos linte pikë kundër një skuadre të rrëzuar e pa qëllim.

E kështu, një tjetër vrull i skuadrës së Dovedan në kërkim të avantazhit të ri, por tani këmbët e ndjejnë lodhjen dhe gabimet shtohen. Në të 63 Qarri ndërhyn ndaj Pecit dhe është penallti, pavarësisht kontestimeve të vendasve. Një ekpert si Hidi nuk gaboi edhe përballë një eksperti të pritjes së 11 metërshave si Mocka, për 1-2, që kthen ofensivën nga ana e kuqezinjve.

E ka përsëri penallti, këtë herë për vlonjatët, që në minutën e 77 kthehen në ekuilibër me 11 metërshin e realizuar nga Ribaj. Skuadra e Troisit mund të kishte marrë madje edhe avantazhin, me rastin e Mukoj që gaboi me portën bosh. E në fund ligji i pashkruar i futbollit dënoi kuqezinjtë që pësuan golin e Malcit në minutën e 7 shtesë, për rezultatin final 2-3.

Për Bylis një fitore që mund ti largojë nga zona e playot, momentalisht +5 nga Vllaznia që do të jetë e impenjuar nesër kundër Skënderbeut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *