• |
ide | kryesore

Video/ Olsi Rama në vend të Sormanit nuk i mjafton Partizanit: Muçi gol titulli në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Një derbi pa fitues për nga rezultati, por më saktë një përfitues e ka dhe është Tirana, që me golin e Mucit në të 92 jo vetëm shmangu humbjen në derbi, por sheh praktikisht titullin kampion, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të kampionatit. Në lojë nisin tani llogaritë, por duhej ky gol në shtesë i talentit bardheblu, për ti hequr nga duart fitoren të kuqve jetimë nga Sormani, cuditërisht jo në pankinë ku u zëvendësua nga…Olsi Rama.

Drejtori i përgjithshëm i klubit u ekzaltua shumë në pankinë, me direktiva e shenja për lojtarët, duke harruar se në detyrë ishte zëvendësi i italianit Renato Kalari. Gjithësesi, pas momenteve të mira për të dyja skuadrat, në një lojë me ritëm dhe të luftuar në cdo sektor të fushës, ekuilibri u prish vetëm në pjesën e dytë.

Pesë lojtarët në karantinë të Partizanit nuk i kishin prishur punë në zgjedhjet teknike të kuqve, që me Broën e Solomon, por edhe rikthimin në formacion të Belicës kishin krijuar një skuadër të shkurtër, që në kundërsulm ndëshkoi Tiranën në minutën e 76. Cordeiro mori në qendër të zonës një pasim të Bardhit nga e djathta dhe braziliani shënoi golin e dytë radhazi në derbi, falë edhe devijimit të Mucës.

Partizani pa Europën për disa minuta, më saktë 16, sepse kur pritej vetëm fërshëllima e fundit e Hamitit dhe bardheblutë kishin humbur edhe një rast të mirë me Ngo’o, pikërisht anglezi shërbeu për tëe sapofuturin Muci, që fluturimthi e dërgoi topin në rrjetë, duke mundur Hoxhën e duke barazuar rezultatin. Tirana mori një pikë për titull, ndërsa Europa e Partizanit është gjithnjë e më e komplikuar, edhe në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *