• |
ide | kryesore

Vuçiç flet nga Parisi: Nuk pranoj ultimatume nga Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka shkuar në Paris të Francës për t’u takuar me presidentin Emanuel Macron, ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, por nuk pranon ultimatum.

Ai thë se nëse Kosova dëshiron që Serbia t’ia njohim kushtetutën, njohjen reciproke, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, shtetet e BE’së ta njohin Kosovën, kjo është e pakuptimtë.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që i shkruajtën me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në OKB, që vendet e tjera të BE-së ta njohin Kosovën, dhe vetëm atëherë ata do të merren me të zhdukurit dhe çështjen e dëmit. Nëse kjo është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, thotë Vuçiq.

Ai thekson se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por jo ultimatum në kërkesat e tyre.

“Unë jam mirënjohës për angazhimin evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, – ka thënë Vuçiç live për Pink nga Parisi.

Kur u pyet nga gazetarët, Vuçiç tha se Franca dhe Gjermania ishin të sakta, por se duhet të kihet parasysh se ata njohën pavarësinë e Kosovës.

“Gjermania dhe Franca e kuptojnë pozicionin tonë, Merkel dhe Macron janë politikanë me përvojë dhe ata e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Ne nuk ishim të ekspozuar ndaj presionit nga ata të dy dhe unë u përpoqa t’i përgjigjesha ultimatumeve në një mënyrë të guximshme. Unë mendoj se Macron dhe Merkel e kuptuan këtë. Në çdo rast, ne duhet të mësojmë të flasim me ata që nuk jetojnë në realitet”, – u tha presidenti Vucic gazetarëve.



4 Comments

  1. Ne themi qe kosova e pavarur dhe shtet eshte realitet. Nderkohr qe serbet nuk e njohin dhe nuk e quajn realitet dicka te tille pasi ata ne kushtetut e quajn pjese te tyre. E then shkoqur fare shqiperia eshte ne lufte me serbine dhe ata thjesht po presin momentin e duhur historik. Nese duam ta fitojm kete lufte, duhet te pergatitemi sa me heret e mos flejm mbi dafina, se ata kane vite qe po fuqizohen ekonomikisht dhe po superarmatosen nga te kater anet dhe jo me kot.

  2. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *