• |
ide | kryesore

Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga Top Channel

-Instant, F1, Paparazzi



Xhemi Shehun nuk do ta shohim në ekranin e “Top Channel” në sezonin e ri televiziv.

Mesa duket, moderatorja ka firmosur dorëheqjen, duke e shkëputur zyrtarisht marrëdhënien me këtë televizion. Disa javë më parë në media u përfol një largim i komplet trupës së “Portokalli” por mesa duket ky lajm nuk ka të bëjë me largimin e Xhemit. Nga burime për “News31”,vendimi për largim ka qenë personal i Xhemi Shehut. Moderatoja nuk e ka konfirmuar ende largimin e saj, por lajmi është bërë publik nga ‘Anabel’ dhe burime që konfirmojnë largimin e Xhemit. Moderatorja e nisi karrierën televizive në Top Channel, duke vijuar punën prej gati dy dekadash.

Prej vitesh drejtuese dhe shpesh pjesë e numrave të humorit në “Portokalli”, duket se Xhemin nuk do ta shohim më si imazh të Top Channel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *