• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Si u rindezën polemikat për Reformën Zgjedhore në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumica miratoi në parim kërkesën për ndryshime kushtetuese nga deputetë të opozitës në parlament, ndërsa i qëndron plotësisht marrëveshjes së 5 qershorit me opozitës jashtë parlamentit.

Mes kërkesave për ndryshime kushtetuese është edhe hapja e listave të deputetëve për zgjedhje, e cila përjashton ngritjen e koalicioneve parazgjedhore.


Zoti Rama tha se “për hapjen e listave janë dakord edhe socialistët, tashmë që këtë e kërkojnë një numër përherë e më i madh qytetarësh”. Ai shtoi se “hapja ose jo e listave nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit, pozitë – opozitë” e ndërmjetësuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Në të njëjtën kohë me zotin Rama në konferencë shtypi, komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varheyli, shkroi në Twiter mbi reformën zgjedhore në Shqipëri se “marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar mes forcave politike duhej të kalonte sa më shpejt të jetë e mundur në Parlament gjatë këtij sesioni plenar, për të mundësuar zbatimin e rregullave të reja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe ky është një kusht kryesor për të filluar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në”.

Ai shtoi se “reforma të tjera në lidhje me systemin zgjedhor, që janë jashtë fokusit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, do të duhet të shqyrtohen të paktën një vit përpara zgjedhjeve, duke përfshirë edhe konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”.

Nga ana e saj, Partia Demokratike bëri të ditur se çështja e listave të hapura nuk mund të diskutohet në këto çaste, duke parlajmëruar se çdo veprim i njëanshëm do të ishte me pasoja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para shtypit pak minuta më pas, duke theksuar se “kjo ishte një përpjekje e fundit e zotit Rama për të cënuar marrëveshjen e 5 qershorit”.

Ai kujtoi se palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE.

Sipas tij, “hapja në këtë çast e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE” dhe se “çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin Neës24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim. /VOA

4 Comments

  1. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.

  2. Mos te duket cudi. Rama ne opozite perfundon ne burg. Dhe nuk paditet nga Basha, mos u bej merak. Do jene socialistet qe do e padisin ne SPAK per te bere te mundur marrjen e pushtetit pas 8 vjetesh…

  3. Ka filluar dredhat e manovrat emocionale duke u fshehur pas kushtetutes, qe e ka bere lecke, si dhe pas disa te ashtuquajturve deputete opozitare figurante ne parlamentin e hicit, e te dukurise si forme egzistuese, sepse ai parlament duhej shperndare, qysh se opozita rreale u largua nga qelbesira e shumices, qe u vinte era kodoshllek, …Ky pushtet ka kohe qe eshte formal, e po thuaj inegzistent ne mbarevajtjen e jetes se popullit, por edhe te institucioneve. Domosdoshmeria e shporrijes, e largimit sa me te shpejte e mizerijes rilingase, aqe me mire, e shpejt do jene edhe rruget per ne europe……..pa keta laskuriqe rilindas qe luajne me nervat e perendimit, ne saje te statukuose se qetesise ballkanike.

  4. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.Ti i ores 23:41 prit te shkoje ne opozite nje here por deri atehere ti futi nje Shkume bashke me luluqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu