• |
ide | kryesore

Basha: Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush, do çlirojmë Shqipërinë nga Ramavirusi

Arkiva, Lajme, Të fundit

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e askush nuk mund të ndalë ndryshimin. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kryeopozitari pohon se të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Mes të tjerash Basha tha se ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune.


“Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Sistemi që RAMAVIRUSI ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash. Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje.

Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes.

E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA. Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune. Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush! #ditemetemira”, shkruan Basha,teksa ka nxjerr dhe studimin e OECD për taksat.

15 Comments

    1. Ti gungac si pikepyetje ke standarte te larta. Ty ste hyjne ne sy fjalet e thjeshta. Te shporrim PsikoRamen per ty eshte banalitet. Ti e vret lart.

  1. Në një konferencë për media, Hajdari publikoi një vidoe të Bashës ku premton në 2017 se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që me deklaratën e djeshme doli se gënjeu hapur.

    Sipas Hajdari në politik kërkohet një qëndrim i qartë, por që për Bashën kjo është e vështirë pasi jo vetëm nuk është koherent por nuk mban premtimet e bëra qytetarëve.Ja dhe nje shpell kar qe i thote forca ketij Loqes se majte te salihut

    1. I Paemer I vetmi limitant enverist ramis akoma ne qarkullim, nuk dime kush nuk ka bese e kush e ha llafin me shume se Rama. Fillon historia me Nano e Meten e deri tek Basha etj

  2. Shpejto popull QUIZZZZZZZZ
    Kush tall lucin me shume me, rama luli, meta monika apo lali eri,
    Kush e fiton ka nje sufllaqe dopio pite

  3. Basha tha: se ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune. Ha, Ha Ha Ha

  4. Pak orë përpara nisjes së punës së tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Presidenti i Republikës Ilir Meta u bëri apel partive politike në maj të këtij viti, që të hapin listat zgjedhore. Nëse futesh në google dhe kërkon deklaratat e viteve, muajve e deri pak javëve më parë nga partitë e djathta opozitare, do të gjesh pafund rreth kërkesës së tyre të pandërprerë për hapjen e listave zgjedhore.

    Që në janarin e 2016 e deri më sot, një nga kushtet e partive të djathta ka qenë (citoj fjalë për fjalë): “Konkurimi me lista të hapura do të garantonte garën dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues nga vota e drejtpërdrejtë e zgjedhësve shqiptare dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike”.

    E për të ardhur deri në dhjetorin e 2019, kur dhjetra aktivistë dhe grupe të shoqërisë civile, me mbështetjen edhe të ambasadës gjermane në Tiranë, u mblodhën sëbashku me përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare dhe kërkuan që në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike të konkurojnë me lista të hapura kandidatësh për deputetë.Ti Stalin me x o loqja e majte luluqes supen e paske mbaruar heret jane fjale qe ju ka thene vete basha o shpellkar lakuriq x

  5. Levizjet e Rames tregojn qarte qe eshte ne veshtiresi.
    Nga ana tjeter qe te te vendosi ne veshtiresi Luli me Monen tregon sa keq ke perfunduar o Ramazon.

  6. kur ty nuk të voton as Partia Demokratike, ndoshta as Doktori ? Vërtetë e beson ti zoti Basha, se kryeministri Rama, do ti hiqte shansin Partisë Socialiste për të qeverisur vendin edhe për mandatin e tretë apo të katërt, për të finalizuar reformat e nisura dhe bërë shtetin ligjor, dhe do të të bënte ty kryeministër ? Gjëra të tilla mund ti besoni vetëm ju zoti Basha, madje vetëm fantazistë si ju, por duhej të kishe gjetur diçka më të besueshme, pasi realisht je futur në “telashe” edhe me Ilir Metën. Kjo për faktin sepse, nuk i dihet, ndoshta kreu aktual i shtetit, deri atëhere mund të kërkojë edhe një mandat të dytë si president i vendit. Dhe diçka tjetër zoti Basha, thonë se kur sheh ëndërra me “kryeministër”, do të humbësh diçka të madhe, ndoshta zgjedhjet e ardhshme, ndaj ndale fantazinë dhe merru me Partine

  7. Shih enderra , shih or qyqar IPAEMER, i ores 17_05, dukesh qe je numurues, apo roje selie, se e mbroke edhe dy here te tjera idiotin, ta paskemi ne krye.Persa i perket listave te hapura, eshte me se e vertete qe opozita para dy vjetesh kerkonte ato, por sot, qe te vihen ne zbatim keto lista, e sidomos me kete rilindje te certifikuar si mashtruese e hajdute, eshte e pa mundur qe te vihet ne plan per ato lista, sepse ka shume probleme qe jane thene nga shume analiste, e profesioniste te ligjit per votimet. Zhurma per kete eshte zhurme percarese dhe konfuze e qeverise, por sidomos e frikacakut Rama qe pervetem listave, kerkon eliminimin e kualicioneve, qe eshte fryme parimore ne demokraci. Per keto po shohim e degjojme presionin e perfaqesueseve te fuqive te medha se si po ia mbledhin ketij krye banditi, e kllouni, qe po mundohet me cdo menyre te percaje opoziten, me aprat deputete qe i futi me parat e tija…….. Fundi tashme eshte shkruar, e vendosur per Ramen, e tufen e qelbesirave qe ka nga pas, sepse u eshte grisur, e shpartalluar strategjia e mashtrimit dhe e vjedhjeve te votes, e vlerave monetare qe e kane rrjepur kete popull. Sido qe te jete keta zorraxhinj, qe kujtojne, se do e mbajne edhe 8 vjet akom mizerabilitetin qe kane mbjelle, dijeni se do bie vete brenda, e fundi i tyre, do jete zhdukja e sektit famekeq Rilindje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu