• |
ide | kryesore

Bundesliga/ Union Berlin ka planin më ambicjoz: teste për tifozët që të futen në stadium

-Instant, Sport



Klubi gjerman i Union Berlin është ofruar të organizojë testin për koronavirus falas për më shumë se 20.000 tifozë në përpjekje për të vënë në zbatim planin për rihapjen e stadiumeve në shtator. Klubi që militon në Bundesligë do të ofrojë teste para cdo ndeshje për tifozët e stafin e klubit. Cdo person duhet të rezultojë negativ ndaj virusit brenda 24 orësh nga nisja e një ndeshje.

Union synon ta konkretizojë planin në kohë për ndeshjen e parë brenda në shtëpi për sezonin e ri, që mund të jetë që në 18 shtator. Plani i shoqërisë berlineze është më ambicjoz se i të gjithë klubeve të tjera gjermane, sepse bazohet në teste në masë e jo në garantimin e distancimit social.

Drejtuesit e qytetit të Berlinit për momentin kanë ndaluar grumbullimet në masë deri në 24 tetor, duke ndaluar në këtë mënyrë edhe hyrjen në stadiume me rastin e ndeshjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *