• |
ide | kryesore

Drejtori i Urgjencës Kombëtare ngre alarmin: Kemi shumë të rinj të infektuar, në fund të korrikut do na vijnë prindërit dhe gjyshërit e tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se maska në ambientet e mbyllura duhet të mbahet me detyrim, në mënyrë që të frenohet përhapja e COVID 19.

“Po është diskutuar para 3 ditësh në mbledhjen e komitetit. Tani janë liruar masat, është hapur edhe transporti publik. Po diskutohet se ka studime të fundit që virusi qëndron edhe në ajër, këto nuk janë vërtetuar, por ne të gjithë e kemi dhënë rekomandimin për mbajtjen e maskës. Studimet tregojnë që në plastikë virusi qëndron deri në 72 orë.

Nuk është plazhi, uji që të infekton, por ambienti i mbyllur ku mund të qëndrosh. Maska dhe doreza ka qenë e rekomanduar, jo e detyruar.

Duke parë kushtet e të nxehtit që askush nuk i ndërron dorezat kur shërben, edhe po t’i dezinfektosh asaj nuk i bëhet 100% dezinfektim ne kemi rekomanduar se është më e rrezikshme mbajtja e tyre se sa mos mbajtja e dorezave.

Maska duhet të bëhet detyrim ,të mbron 70%, kurse dorezat jo. Po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve…”, tha Brataj për “News 24”.

Ai theksoi më tej se aktualisht ka shumë të infektuar me COVID-19, të cilët janë moshë e re. Sipas tij në fund të korrikut dhe gushtit do shkojnë në spitale prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik.

“Në këtë moment kemi më shumë të infektuar të rinj. Mosrespektimi i masave në këto mosha është në maksimum. Më shqetëson kjo gje, sepse këtë transmetim po e çojnë në familje, tek me te moshuarit.

Në fund të korrikut dhe gushtit do të na paraqiten prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik”, tha Brataj.



6 Comments

  1. Ky eshte palle fare, njesoj si i gjati.
    Ku e gjeti ky qe maska mbron 70 %, ata qe i prodhojne thone max 20 %. Genjejne si derra, te gjithe ripjerdhesat, ky eshte kriter per te marre poste, genje, vidh, vrit, trafiko.

  2. Po komishia ime e kaloje ne sptial, edhe asnje ne fmailje ishte prekur, o trap.
    qe jetojne edhe 5 vet me nje dhome guzhin.

  3. Askush deri mè sot ..nuk di çeshte egzaktesisht dhe si do vazhdoje historia e ketij virusi ..perderisa vende me standart shendetsor shume here me te larte se ne ..jane gjunjezuar .atehere ne fanari i Ballkanit .bejme mire te menaxhojme situaten ..e mos te flasin kodra mbas bregut ..
    Shpresoj mos te mbyllemi ..e te filloj oraret idioteske te kryeministrit tone gjithçkadites

  4. Maska mbron nga 20 deri 40% dhe jo 70 sic thote ky tipi me duar ne xhepa qe i thote vetes”specialist” ndoshta per te vjedhur. Qe nga dita e pare si OBSH ashtu dhe shume vende te tjera kane perditsime te ndryshme lidhur me kete virus, pra ka pasur informacion kontradiktor dhe nuk eshte arritur akoma ne percaktimin e sakte te shkalles dhe menyres se infektimit.Fakti qe shume mjeke dhe infermiere neper bote jane infektuar edhe pse kane mjete super te sofistikuara mbrojtjeje do te thote qe mbajtja e maskave per tu mbrojtur nuk eshte shume bindese, Suedia eshte shembulli me konkret ku shkalla e infektimit eshte shume afer me vendet qe u izoluan dhe demtuan ekonomite e tyre.Problemi eshte se ne Shqiperi gjerat politizohen shume dhe ne vend te flasi eksperti i fushes del e flet sekretari partise si njehere e nje kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *