• |
ide | kryesore

E kërcënoi në Kuvend, Vjosa Osmani denoncon në polici deputetin e partisë së saj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka denoncuar në Polici deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj për debatet e djeshme në Kuvend. Lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale kryetarja e parlamentit, ku thekson se nuk do të lejojë asnjë person të papërgjegjshëm që ta pengojë në punën e saj.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruan Vjosa Osmani.

Ditën e djeshme u ndërpre seanca në Kuvendin e Kosovës, pasi deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit. Deputeti u çua nga vendi dhe i shkoi pranë Osmanit por u ndalua nga sigurimi. Në këtë moment ai kërcënoi Osmanin, ku përdori edhe një fjalor banal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *