• |
ide | kryesore

F1, shi i vrullshëm në Spielberg: anullohen provat e lira, rrezikon pole position

-Instant, Sport



“Kohët e shënuara në sesionin e dytë të provave të lirë mund të përcaktojë startin e nisjes së garës së të dielës, nëse reshjet e rrëmbyeshme të shiut do të vazhdojnë gjatë ditës”. Një tweet i Formula 1 nuk lë të shpresohet asgjë e mirë në prag të kualifikueseve të GP të Stiria, në Red Bull Ring të Spielberg. Mbi cirkuitin austriak, në fakt, vazhdon të bjerë shi i fortë e provat e treta janë anulluar zyrtarisht, por në rrezik është edhe sesioni i kualifikueseve të programuar në orën 15.

Michael Masi, drejtori i GP të Stiria, që të premten kishte hipotezuar skenarët e mundshëm për të shtunën. “Në rastin më të keq do të jemi të detyruar të mos e zhvillojmë sesionin e tretë të provave të lira e kualifikueset pasdite, në këtë rast për pole position do të vlejnë kohët në sesionin e dytë, që janë zhvilluar të premten pasdite”.

Ndërkohë, për shkak të kushteve të vështira në pistë, është pezulluar gara e F3 pas 15 xhirosh nga 24 të parashikuara, e fitorja i është dhënë 17 vjecarit danez Frederik Vesti, që në momentin e ndërprerjes ishte në krye të garës me makinën e tij Prema.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *