• |
ide | kryesore

Inter përgatitet për divorcin nga Conte: hipoteza është një tjetër juventin

-Instant, Sport

Rifillimi i dobët pas izolimit ka sjellë me vete edhe pakënaqësi, rezerva për një merkato jo në lartësi, ankesa publike për një organikë jo mjaftueshëm kompetitive. Raporti mes Antonio Conte e drejtuesve zikaltër nuk mund të përcaktohet si idilik. Inter, megjithatë, pavarësisht disa daljeve të teknikut të tij, nuk ka ndërmend ta mbyllë raportin. E jo vetëm për 11 milionë euro rrogë që duhen derdhur cdo vit deri në 2022. Zhang e ka mbështetur këtë projekt e nuk dëshiron ta shkatërrojë pas vetëm një sezoni.

Duhet kuptuar cfarë do të bëjë Conte. Frazat post Verona kanë lënë hapësirë për interpretim për të ardhmen e tij. Gjithcka do të varet nga merkato e ardhshme. Nëse nuk do të kënaqet mund të mendojë të largohet nga Inter, ashtu si ndodhi papritur në 2014 me Juventus.


Conte i ka dhënë indikacione të qarta shoqërisë. Nëse do të kuptojë se nuk ka vullnet ose mundësi për ta ndjekur, është e mundur të vendosë largimin. Në këtë pikë ka pak rrugë të preferueshme për klubin. Më lohjike është ajo që Massimiliano Allegri të marrë vendin e Conte ashtu si ndodhi tek Juventus. Raportet me Marotta janë e dhëna më e fortë në favor të kandidaturës së Max për pankinën zikaltër.

Për momentin është vetëm një hipotezë, por ka edhe një detaj që mund ta joshë teknikun livornez: nëse ndodh, Allegri do të bënte pjesë në histori duke iu bashkuar Trapattoni e Zaccheroni në klubin e trajnerëve që kanë drejtuar tre skuadrat e mëdha të kampionatit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu