• |
ide | kryesore

Meta kthen në Kuvend ndryshimet e ligjit për vettingun në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”.

Sipas arsyetimit ligjor të bërë publik nga institucioni i Kreut të Shtetit: “Veçanërisht kur vendi pritet t’iu nënshtrohet edhe zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues. Kjo pasiguri e personelit policor është e pritshme dhe ka gjithë premisat që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor”.

Në arsyetimet e Metës, ky ligj, i miratuar në mënyrë të nxituar sipas tij, përmbante një gabim që në titullin e tij, “titull i cili nuk refleton vetëm një ndryshim dhe vetëm një shtesë që bëhen përmes tij në ligjin bazë nr. 12/2018”, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, por titullohet si një ligj i ri.

Sipas tij, ligji synon heqjen e afatit të përfundimit të procesit të vlerësimit kalimtar, këtë herë edhe për drejtuesit e lartë të forcave policore dhe për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Presidenti i Republikës, përmes kthimit për rishqyrtim të këtij ligji, i ka bërë thirrje Kuvendit që të rivlerësojë nismën mbi afatin e përfundimit të procesit të vlerësimit kalimtar, duke përcaktuar një afat të qartë, objektiv, që ndihmon në garantimin e një trupe policore me integritet dhe profesionale, për ta përmbyllur këtë proces jo më vonë se data 31 dhjetor 2020.



3 Comments

  1. Shpejto popull QUIZZZZZZ
    kush tall leshin me shume me ne, rama luli meta monika apo lali eri, shpejto kush e gjen i pari ka jje sufllaqe

  2. Pak orë përpara nisjes së punës së tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Presidenti i Republikës Ilir Meta u bëri apel partive politike në maj të këtij viti, që të hapin listat zgjedhore. Nëse futesh në google dhe kërkon deklaratat e viteve, muajve e deri pak javëve më parë nga partitë e djathta opozitare, do të gjesh pafund rreth kërkesës së tyre të pandërprerë për hapjen e listave zgjedhore.

    Që në janarin e 2016 e deri më sot, një nga kushtet e partive të djathta ka qenë (citoj fjalë për fjalë): “Konkurimi me lista të hapura do të garantonte garën dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues nga vota e drejtpërdrejtë e zgjedhësve shqiptare dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike”.

    E për të ardhur deri në dhjetorin e 2019, kur dhjetra aktivistë dhe grupe të shoqërisë civile, me mbështetjen edhe të ambasadës gjermane në Tiranë, u mblodhën sëbashku me përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare dhe kërkuan që në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike të konkurojnë me lista të hapura kandidatësh për deputetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *