• |
ide | kryesore

Pole position nën shiun e Spielberg për Hamilton, katastrofë Ferrari

-Instant, F1, Sport

Lewis Hamilton arrin pole position në Cmimin e Madh të Stirias në përmbytjen e Spielberg duke mundur Max Verstappen (+1.216), Carlos Sainz Jr. (+1.398) e shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas (+1.428). Ferrari nuk shkoi dot më shumë se koha e 10 e Sebastian Vettel (+2.378) dhe e 11 e Charles Leclerc.

Koha e pestë më e mirë për Esteban Ocon dhe e gjashta për Lando Norris, që megjithatë do të niset i nënti për shkak të penalitetit të marrë në provat e lira.


Në fakt, u mendua se nuk do të zhvilloheshin garat kualifikuese në Austri, pasi u anulluan provat e treta të lira dhe Formula 1 postoi njoftimin se, “Kohët e shënuara në sesionin e dytë të provave të lirë mund të përcaktojë startin e nisjes së garës së të dielës, nëse reshjet e rrëmbyeshme të shiut do të vazhdojnë gjatë ditës”. Mbi cirkuitin austriak, ranë reshje të forta shiu, por që ulën intensitetin përpara se të nisin kualifikueset e programuara në orën 15.

Ndërkohë, për shkak të kushteve të vështira në pistë, është pezulluar gara e F3 pas 15 xhirosh nga 24 të parashikuara, e fitorja i është dhënë 17 vjecarit danez Frederik Vesti, që në momentin e ndërprerjes ishte në krye të garës me makinën e tij Prema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu