• |
ide | kryesore

“Ronaldinho nuk është bashkëpunues”: rrëzohet apeli, duhet të qendrojë në arrest shtëpie

-Instant, Sport



Seksioni i katërt i Gjykatës së Apelit në Asuncion hodhi poshtë një apel të ri të paraqitur nga avokatët e Ronaldinho, që kërkonte heqjen e arrestit shtëpiak që e detyron futbollistin brazilian dhe vëllanë e tij Assis të qëndrojnë në një hotel në kryeqytetin e Paraguait.

Të dy, të cilët nuk janë vlerësuar ‘bashkëpunues’ sa duhet, ndodhen në këtë strukturë pas kryen 32 ditë burg për trafikim të dokumenteve të rreme. Ish-kampioni i Barcelonës, mbetet kështu në suitën presidenciale të Hotelit Palmaroga (ku ai gëzon çdo komoditet), ndërsa vëllai i tij duhet të ‘kënaqet’ me suitën ekzekutive ngjitur me të. E gjithë kjo derisa, sipas Gjykatës lokale, nuk do të bëhet gjyqi që i sheh ata protagonistë në rolin e të pandehurve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *