• |
ide | kryesore

Serie A dridhet: një i infektuar me koronavirus fut Parmën në izolim

-Instant, Sport



Hija e koronavirus kërcënon përsëri Serie A. Parma ka komunikuar në fakt se një anëtar i grupit të skuadrës verdheblu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 e se kështu, sipas parashikimit, skuadra ka nisur periudhën e izolimit në qendrën e tyre sportive.

KOMUNIKATA
“Parma Calcio 1913 komunikon se testet e fundit kanë evidentuar një rast pozitiviteti me Covid-19 relativisht tek një anëtar (jo futbollist) i grupit të skuadrës. Personi komplet asimptomatik është izoluar menjëherë sipas direktivave federale e ministeriale. Shoqëria komunikon gjithashtu se të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të skuadrës kanë rezultuar negativë ndaj testit Covid-19 e kanë nisur izolimin në Qendrën Sportive por mund të vazhdojnë rregullisht aktivitetin, nën monitorim konstant sipas protokollit”.

CASTELLACCI: “NDESHJA SHTYHET NËSE…”
Prof. Enrico Castellacci (shoqata italiane e mjekëve sportivë) ka folur për rastin e pozitivitetit tek Parma për Radio Kiss Kiss: “E kemi thënë shumë herë: rastet e pozitiviteti në futboll i prisnim. Me protokollin e vjetër tani kampionati do ishte ndërprerë. Fatmirësisht me të riun, karantina ‘soft’ nuk kërkon ndalimin e aktiviteteve. Tani Parma do të jetojë e izoluar. Do të duhet një tampon i dytë 2-3 orë nga nisja e ndeshjes me Bolonjën në program nesër në 19.30 e nëse do të rezultojnë të gjithë negativë gara nuk do të shtyhet. Në të kundërt, do të procedohet me shtyrje”.

D’AVERSA: “I INFEKTUARI ËSHTË MIRË”
“Është shfaqur një rast pozitiviteti pòr për fat personi është asimptomatik. Gjëja më e rëndësishme është se është mirë. Tani do të ndjekim protokollin, do të kryejmë tampone, do të qendrojmë në grumbullim e më pas të shohim”. Ky është komenti i parë i teknikut të Parmës Roberto D’Aversa në lidhje me pozitivitetin me Covid-19 të një të teseruari të shoqërisë dukale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *