• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk ka për të më futur”: gjumi i Bale në pankinë bën xhiron e botës

-Instant, Sport, Video



“Nuk është se ka për të më futur në lojë”. Ky duhet të ketë qenë mendimi i Gareth Bale, kur ka parë nga pankina fitoren e Real Madrid, 2-0 kundër Deportivo Alaveshin. Nuk ka shpjegim tjetër për sulmuesin uellsian që nuk është munduar fare të fshehë indiferencën për zhvillimin e ndeshjes, jo për sa kohë ai është jashtë saj. E kështu, një sy gjumë do të ishte qetësuese…

Kamerat televizive kanë shfaqur një moment gjatë ndeshjes, kur Bale mbuloi sytë me maskën mbrojtëse dhe duket se kishte marrë një sy gjumë. Kaq ka mjaftuar që video e tij të bëjë xhiron e botës në rrjetet sociale. Zinedine Zidane vendosi që për ndeshjen me Deportivo Alaves të mos e aktivizonte asnjë minutë Bale, raportet me të cilin asnjëherë nuk kanë qenë të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *