• |
ide | kryesore

Video/ “Po rrihesh 2-0, mos bëj fenomenin”: Szczesny provokon… Rebic përgjigjet

-Instant, Sport, Video



Milan-Juve vazhdon të ketë jehohë, jo vetëm për mënyrën si shkuan gjërat në fushë, por edhe episodet brenda saj me protagonistë lojtarët. Bardhezinjtë dominuan pjesën e parë në San Siro, e pastaj shënuan edhe dy gola duke e ndjerë në xhep ndeshjen. Në përfundim të një aksioni kuqezi, portieri i Juventus, Wojciech Szczesny, i bezdisur nga dicka, i drejtohet Rebic me fjalë aspak të sjellshme. “Po rrihesh 2-0 e bën si fenomen”, i ka thënë polaku si kuptohet edhe nga pamjet filmike.

Asgjë e cuditshme, sepse është nga ato që ndodh në fushën e lojës pothuaj në cdo ndeshje. Problemi është se pastaj, nga 2-0 për Juventus shkoi në 4-2 për Milan e ai që firmosi golin e pokerit ishte pikërisht Ante Rebic. Festimi duke bënë duart tek veshët e… hakmarrja e shërbyer.

https://www.youtube.com/watch?v=bLAitDyOd8A



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *