• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia rrëzohet në kohën shtesë: e dënon shkodrani i korcarëve

-Instant, Sport, Video



Rezultatet e javës, me humbjen e Partizanit dhe përplasjen mes Kukësit e Teutës kishin bërë detyrim fitoren për Skënderbeut, që në shtëpi kundër Vllaznisë, në përpjekjet e fundit për të shmangur playout, mori fitoren që e rikthen në garë për Europën në kohën shtesë.

Një fitore e ardhur në momentin kur shpresat ishin venitur dhe është piëkrisht një shkodran ai që ndëshkoi Vllazninë, që në tribunë kishte edhe sponsorin e ri Xhaferri. Një ndeshje e luftuar dhe me ekuilibër, që në pjesën e parë e vendosi goli i Gripshit pas një asistimi spektakolar nga Blerim Krasniqi.

Vllaznia u mundua të spostonte lojën në gjysëmfushën kundështare, në kërkim të barazimit, gjë që skuadra e Dedjas e arriti vetëm në minutën e 72 me Ardit Krymin. Kuqeblutë madje shkuan pranë përmbysjes, por u befasuan në fund nga Belaidi Pusi, që i dha korcarëve vendin e 5 me 51 pikë, vetëm 4 larg Lacit, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të kampionatit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *