• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: Çthonë ndërkombëtarët për prishjen e marrëveshjes

-Instant, Lajme, Të fundit

Nga Armand Mero/Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura. Duke ju përgjigjur kundërshtimit të hapur të demokratëve, të cilët folën për një prishje të marrëveshjes së firmosur më 5 qershor me socialistët, përmes një statusi në Twitter, zoti Rama i kërkoi opozitës jashtë parlamentare që të mos thotë “u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë..”, shkroi zoti Rama.

Dje zoti Basha deklaroi se kryeministri “po hedh në erë marrëveshjen e 5 qershorit“, dhe se “nëse Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të tjera në kuadër të Reformës Zgjedhore, është i detyruar, sipas marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të kthehet në diskutimet e Këshillit Politik”. Marrëveshja parashikon në pikën 10 të saj që “në rast të çdo ndryshimi të karakterit tekniko ligjor të këtyre amendamenteve, nga ana e trupave parlamentare ato duhet të miratohen nga Këshilli Politik përpara votimit”.


Kryeministri Edi Rama e cilësoi dje “një marrëzi” pretendimin sipas tij se po prishej marrëveshja e 5 Qershorit. Ai këmbënguli duke thënë se “marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket. Nëse ne do të kalojmë në Kuvend, Kodin dhe do të dalë një pikë, një kërkesë për të cilën kemi rënë dakort që mungon, apo që është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë ku është, cila pikë. Po nuk mund të ndalohet Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund të ndalohet Partia Socialiste e Shqipërisë, ashtu sikundër nuk mund të ndalohet asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë që të shkojë përtej asaj kornize dhe për çfarë? Jo për të bërë Edi Ramën mbret, por thjesht për t’u dhënë qytetarëve më shumë pushtet në zgjedhje. Është komplet pa lidhje me njëra -tjetrën. Lidhja e këtyre të dyjave është më shumë politikë, sesa është shërbim ndaj të vërtetës dhe ndaj vendit”, theksoi dje zoti Rama.

Por çfarë si shkohet drejt listave të hapura? Nje ekspert ndërkombëtar i shpjegoi Zërit të Amerikës, se detyrimisht, “hapja e listave do të çojë në ndryshime kushtetuese”. Neni 68 i Kushtetutës përcakton ndër të tjera se “renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumëmërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Sipas ekspertit “një përcaktim i tillë i referohet pikërisht listave të mbyllura”, ku renditja e kandidatëve ka rëndësi për emrat që marrin mandatin e deputetit.

Një ndërhyrje e dytë në Kushtetutës duket se do të duhet të bëhet edhe sa i përket faktit të shmangies së koalicioneve. “Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve, sepse i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni artimetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 kandidatë secili në Tiranë. Një fletë votimi që do të ishte një qylym nga universiteti deri tek Monumenti i Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë që ne kemi ndonjë tendencë, apo ndonjë qëllim të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet mes tyre e të kenë një subjekt unikal. Kjo është çështje e tyre”, tha dje kryeministri. Por koalicionet janë një nga tre komponentet e një procesi zgjedhor, së bashku me Partitë politike apo individët që garojnë si të pavarur, të parashikuar në Kushtetutë. “Për pasojë, nëse ato do të ndalohen me ligj në Kodin Zgjedhor, nuk mund të qëndrojnë në Kushtetutë”, shprehet ekperti.

Për demokratët, “diskutimi nuk është për listat e hapura. Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore, të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik, i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut – e drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konkurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë”, deklaroi dje zoti Basha. Në fakt, sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën ombrellën e një partie të madhe. Dhe në konfigurimin aktual politik, shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë socialiste.

Shumica në pushtet dhe PD-LSI, arritën një marrëveshje me 12 pika, të cilat prekin Kodin Zgjedhor. Ndryshimet e pashmangshme kushtetuese që do të duhet të shoqërojnë nismën e listave të hapura “do të sjellin detyrimisht dhe prekjen sërish të Kodit”, shpjegon eksperti ndërkombëtar.

Dje, ndërsa bëri publik mbështetjen ndaj kërkesës së opozitës parlamentare për hapjen e listave, dhe duke shpjeguar se përse nuk bëhet fjalë për një ndryshim të sistemit, kryeministri Edi Rama ju referua kodit të praktikave të mira të çështjeve zgjedhore të Venecias, dhe një deklarate interpretative që ka bërë Venecia, lidhur me mosndryshimin e legjislacionin për sistemin zgjedhor. “Venecia e sqaron shumë qartë, që nuk është absolute ajo që parathuhet dhe pikërisht, rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes”, tha zoti Rama. Por në fakt nisma që po mbështetet, nuk kërkon ndryshim të legjislacionit zgjedhor, për të cilin flet Venecia, por më parë të vetë Kushtetutës.

Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi tha sot se “Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet”, deklaroi ai duke sjellë dy deklarata të përfaqësuesit socialist në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, jo në favor të hapjes së listave.

Lidhur me nismën e shumicës ambasada amerikane në Tiranë, tha se i qëndron deklaratave të ambasadores Yuri Kim të bëra të enjten në mbërmje në një intervistë në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. “…Kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”, deklaroi ambasadorja amerikane.

  1. Ndërkohë duket se për momentin dhe përfaqësia e BE-së i përmbahet komenteve të Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, pak para daljes së djeshme publike të kryeministrit. Ndërsa këmbëngulte për miratimin sa më shpejt nga parlamenti të marrëveshjes së 5 qershorit, ai shtonte se “reforma të mëtejshme, të lidhura me sistemin zgjedhor, përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të aprovohen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe kërkojnë konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE-ja”.

11 Comments

  1. Qen rrugesh, Asnjehere nuk thua te verteten o skizofren narçist. Do te rrijshe per jeté ne pushtet o pusht! O hâle publike! Rri rri, se do e shoesh te sateme! Do te terheqim zvarre o zvarranik! Tradhetar si t’y nuk ka njohur ky vend dhe me shpirt mut.

  2. Djali i Fahri Balliut, që për një periudhë kohore ishte edhe deputet, iu ka mbyllur derën të larguarve nga Lulzim Basha (të cilët në fakt nuk kanë kërkuar të rikthehen në PD).

    Ai thotë se PD s’iu ka asnjë borxh atyre dhe s’ka nevojë për ta, pasi tashmë ka Klevisin me shokë.

    Sipas Balliut në PD nuk ka vend asnjë person që e shikon këtë parti si “lopë për ta mjelur”.

  3. Mamin ti e ke baxhelle te pd ju kopilat e salihut te krijuar ne laburator me sperme shpellkari dhe vete ashtu do besh o ti kopili salihut i ores 22:17 shko ha supen tani dhe tjeter here mos e shaj cunin e farihut se te qin ne bythe Ai

  4. I ngeli dopio gjashta ne dore BASHES.
    Nuk di me c te thot. Ai qe para nje muaj I thoshte qe ne I duam listat e hapura. Tani se ce ka gjet…..

  5. Keto jane perpelitjet e fundit te jevgjitit llacifac, antiShqiptarit, edvin kristaq rama, perpara se te shkoj ne burg, perpara se t’i konfiskohet e gjithe pasuria, qe ia ka vjedhur ketij populli.
    Le te bej cfare te deshiroj, me kodin, ligjin, sistemin, komisionieret, le t’i numerojne votat; aneta, kristaqi sebashku me te birin greg jevgun, asgje si ben me dobi, asgje se shpeton nga humbja e pushtetit, humbje qe eshte ekuivalentia e burgut+konfiskimin e te gjitha pasurive te vjedhura, qe prej vitit 1998.
    Per kete maskara te pafe & banden, mbeten vetem dy alternativa:
    1- Largimi me qetesi drejt burgut si dhe konfiskimi i te gjitha pasurive te vjedhura, popullit shqiptar.
    2- Perballja me turrmat e vjedhura, te grabitura, te dhunuara, te perdhunuara, te vjedhura, te genjyera, te popullit shqiptar, qe po presin me padurim, t’ia tregojne vendin, ketij antiShqiptari & bandes se tij kriminale, te pederasteve dhe prostitutave!
    Cfaredo zgjedhje qe te bej, fundi dihet, e ka te shkrojtur ne ball, megjithate me mire do te jet per jevgjitin llacifac, qe te perballet me drejtesine, ne vend te perballjes me turrmat e shqiptareve, qe kerkojne shpagip, per krimet e kryera, qe prej 1998. Zgjidh e merr o antiShqiptar, o antiNjeri, o familje degjeneruar brez pas brezi!

  6. TI HIPOKRIT TRADHETAR I KOSOVES DHE SHQIPERIS ME JEPKE MUA POPULLIT PUSHTET E HEQ NGA VETJA TI DHE MA JEP MUA PO KUJT JA THUA TI KETE MOR SKANDAL MOR HAJDUT MOR IMORAL MOR KRIMINEL EKONOMIK,POLITIK,VRASES,DHE KUNDER MJERZIM TE STILIT TEND JOLEZA,VELIA,GRISELDA,SORJANEVE, E MERADHE TI (EDI RAMA)DUHESH IZOLUAR SEPSE VETEM VIRUS ANTI KOMB,ATEDHE,DHE NJERZIM LESHON. KY ESHTE KODI IT ELEKTORAL I 2008 DHE TANI SBEN KRIMINEL RAMA IK IK IK IK SA SJE VON TI JE KUNDER GEGES JE KUNDER KOSOVES TI KUNDER TOSHKES TI JE GREK NE FAKET POR SE THUA TI JE RUS POR SE THUA TI JE RUS PO SE THUA TI PRA RAMA JE REGJIZORI SKENARISTI DHE DERIGJENTI I COPTIMIT TE KOSOVES SIPAS TEJ PASI TE COPTOJE KOSOVEN DO NOMINOHESHE PER CMIMIN NOBEL SI LIDER GLOBAL DHE DO MBAJE PUSHTETIN SHUME GJATE PRA AI PLAN RA TI MASKARA KE PLANIN B O NE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE DHE PLANIN C O NE NE PUSHTET O SHKOJME TEK NENA RUSI KETA KANE QENE TRE PLANET E TUA POR HARROJE TI DUHET TE IKESH SA SJE VONE PER VETE FAMILJEN DHE POPULLIN SHQIPTAR.RAMA IK IK IK IK .MOS HARRO IK.SEKT I KEQ ANTI NJERZIM.

  7. Lulzim Basha, lideri politik që kurrë nuk hoqi një valle të vetme, por vetëm i shkoi pas kundërshtarit, nuk arriti të shprehë sot as formalisht përkrahje për kërkesën më instituese, më të artikuluar dhe më të pranishme gjatë muajve të fundit – atë të hapjes së listave të kandidatëve për parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë që Rama hoqi dilemat e fundit, duke u pozicionuar më në fund në favor të aktit më emancipues që lidhet me zgjedhjet dhe produktin e tyre, Basha nuk arriti të thotë diçka më të mirë për listat, sesa “ta vendosë populli me referendum”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu