• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, 3 persona në gjendje kritike në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej shoferëve.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Makinat kanë dalë jashtë autostradës dhe njëra prej tyre ka përfunduar në një tokë të mbjellë me misër.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *