Numrat flasin qartë. Nëse ka një mbret që qeveris Juventus ai është Cristiano Ronaldo. Mbrëmë në Allianz Stadium një dygolësh në rikuerimin ndaj Atalantas e, në të njëjtën kohë, gur i rëndësishëm drejt titullit kampion. Dy gola për të festuar dy vitet nga ardhja e tij tek bardhezinjtë (ishte 10 korrik 2018).
Për asin portugez bëhet fjalë për dygolëshin e dytë me penallti në Serie A (pas astij të shkurtit kundër Fiorentinës). Por më shumë impresion bëjnë 18 golat e realizuar në vitin 2020, tre më shumë se cdo futbollist tjetër në të pesë kampionatet më të rëndësishëm europian. Në përgjithësi, janë 28 gola në 28 ndeshje sezonale në Serie A. Të gjashtë golat e fundit të CR7 në Stadium në Serie A kanë ardhur me goditje standarde. Vetëm një herë në karrierë, sulmuesi i Juventus kishte shënuar pesë radhazi me topa të ndaluar në shtëpi: në shkurt 2009, me Manchester United.
Klasifikimi aktual i golashënuesve e rendit të dytin pas Ciro Immobile që ka shënuar 29 gola. Ronaldo është në kuotën 28, me 11 penallti, po aq sa ka shënuar nga pika e bardhë edhe sulmuesi i Lazios. Për portugezin një hap i vogël drejt historisë së Juventus: mungojnë 2 gola për të arritur Borel që në 1934 shënoi 31 gola.
Në fund, edhe cështja e Këpucës së Artë: sulmuesi bardhezi ka 6 gola më pak se Lewandowski në renditjen speciale, por polaku i Bayern e ka mbyllur kampionatin, ndërsa portugezi ka edhe 6 ndeshje për të luajtur.