• |
ide | kryesore

Dalin datat për provimet e vjeshtës për maturantët mbetës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maturantët mbetës në një nga provimet e maturës shtetërore kanë një shans të dytë për të ridhënë provimin dhe për të garuar në universitet, për kuotat e mbetura bosh. Ministria e Arsimit ka njoftuar se sesioni i provimeve të vjeshtës do të nisë nga 24 gushti dhe do të përfundojë në 3 shtator 2020.

Kështu provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, 27 gusht provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më pas i matematikës më 31 gusht dhe për t’u përmbyllur në datën 3 shtator me provimin me zgjedhje.

Të njëjtat data do të jenë edhe për maturën shtetërore profesionale. Sakaq, bëhet me dije se pyetjet do të jenë të ndërtuara vetëm me alternativa e do të vlerësohen me 60 pikë. Provimet do të zgjasin dy orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.

vendim1

vendim 2]



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *