• |
ide | kryesore

Drejtuesit e lojtarët e Lazios sherr në dhomat e zhveshjes: Lotito i tërbuar grumbullon skuadrën

-Instant, F1, Sport



Humbja me Sassuolo, e treta radhazi për Lazion, ka ndezur gjakrat në dhomat e zhveshjes bardhekaltër në fund të ndeshjes. Diskutim i ashpër, që ka rrezikuar të përfundojë në grushta mes Acerbi e drejtorit shëndetësor Ivo Pulcini. Diskutim i lindur mbi të gjitha për shkak të dmtimeve të shumta që po regjistrohen e që limitojnë zgjedhjet e teknikut Inzaghi.

Cështja e stafit mjekësor, përfshirë fizioterapistët, prej vitesh është thembra e Akilit e klubit. E debati që për pak degjeneroi brenda dhomave të zhveshjes pas ndeshjes me Sassuolo, është epilogu i një cështje që zvarritet prej kohe. U thanë fjalë të rënda edhe mes lojtarëve me akuza të ndërsjella për impenjim të dobët. Nëse stafi mjekësor ka përgjegjësitë e tij, një mea culpa duhet të bëjnë edhe ata që kanë studiuar përgatitjen atletike gjatë lockdoën.

MOHIMI I IVO PULCINI
“Është gjithcka false dhe e shpikur. Me Francesco Acerbi jemi shumë miq, e vlerësoj si sportist e si njeri e në fund të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, jemi përqafuar si gjithnjë. Jam mjek sportiv e kuptoj e nuk gjykoj një nervozizëm të ligjshëm, në rast humbje”, me këto fjalë për Calciomercato.it përgjegjësi shëndetësor i Lazios Ivo Pulcini ka dashur të mohojë zërat për një sherr në Olimpico.

LOTITO I TËRBUAR, GRUMBULLON SKUADRËN
Claudio Lotito, ai që kërkonte me ngulm rifillimin e kampionatit, i iluzionuar nga ëndërra titull, sheh tashmë skuadrën përtokë fizikisht, mentalisht, në kufirin e një krize nervash pas tre humbjesh radhazi. Kërkon e pretendon, me të drejtë, shpjegime presidenti i Lazios. E mes hipotezave është edhe një grumbullim i gjatë: nga Udine, të mërkurën e ardhshme, në sfidën e Torinos me Juventus të hënën 20 korrik pa kaluar nga Roma. Edhe kjo pjesë është cështje debati mes skuadrës e shoqërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *