• |
ide | kryesore

Fotografi i familjes mbretërore: Harry e ka humbur arsyen

-Instant, Paparazzi, Slider



Një fotograf që është kujdesur pothuajse gjatë gjithë kohës për daljet publike të princit Harry, thotë se pas martesës së tij me Meghan Markle, princi “thjesht e ka humbur arsyen”. Arthur Edwards, 79 vjeç, u shpreh në lidhje me kritikën e Harry-t ndaj Commonwealth-it:

“Të kritikosh një nga gjërat më të rëndësishme të mbretëreshës është fyerje për të – pavarësisht se çfarë thotë Pallati zyrtarisht. Çdo shtet mund të hedh sytë nga e kaluara dhe të gjejë gabime, por ne duhet të ecim përpara. Harry duhet të ndalojë së dëgjuari bashkëshorten, e cila me gjasë po e mbush me këto ide”.

Commonwealth është një “familje kombesh” që u zhvilluan nën udhëheqjen e mbretërisë britanike. Mbretëresha e sheh atë si një nga arritjet e saj. Harry – i cili bashkë me Meghan ishin ambasadorët e rinisë së Commonwealth-ut, përpara se të largoheshin nga mbretëria – ka thënë:

“Kur shihni përtej Commonwealth-it, nuk ka asnjë mënyrë që të mund të ecim përpara nëse nuk e njohim të kaluarën. Kështu që shumë njerëz kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të pranuar të kaluarën duke u përpjekur të rregullojnë gabimet, por mendoj se të gjithë e pranojmë që ka akoma më shumë punë për të bërë.” Fjalët e tij u mirëpritën nga shumë njerëz që janë të idesë që në shumë vende të Commonwealth-it, të cilat janë pjesë sepse Anglia i kolonizoi, duhet të punohet për të arritur barazinë. Adwards shtoi se Harry ndryshoi shumë pas martesës.



1 Comment

  1. Harry esht nje pall KARI qe bucja me ngjyr e amerikes i hodhi trut e gomarit dhe hajvani i kuq do perfundoje nje drogaxhi rrugesh dhe antar i Burning Looting Murder..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *