• |
ide | kryesore

GP Stiria: Ferrari përplas njëri-tjetrin, duke i dhënë Hamilton fitoren e parë sezonale

-Instant, F1, Sport

Lewis Hamilton fiton nga pole position GP Stiria përpara Valtteri Bottas që në fund sulmoi dhe kaloi Max Verstappen. Zgjati vetëm dy kthesa gara e Ferrarit: Charles Leclerc u përplas me SF1000 të Sebastian Vettel në kthesën e përpjetë. KO i menjëhershëm për gjermanin me krahun e poshtëm të makinës të shkatërruar e pak më pas tërhiqet edhe Leclerc (që pranoi gabimin) për shkak të dëmit të pësuar. I katërti Alex Albon me Red Bull përpara Lando Norris me McLaren.


Në ditën e dopietës së parë sezonale të Mercedes, Ferrari jetoi një nga të dielat më të zeza e kontroverse të historisë së kohëve të fundit për shkak të përplasjes mes dy pilotëve të saj, pak sekonda pas startit, duke lënë si trashëgimi dyshime të forta mbi mundësinë e Kokëkuqes e pilotëve të saj për të luftuar për Botërorin, për më tepër kur Cmimi i Madh i Hungarisë është tek porta.

Lewis Hamilton rigjeti ekuilibrin në sfidën e brendshme me Mercedes. Të dielën e kaluar pole e fitore për Bottas, identik revanshi për Hamilton. Gjashtë herë kampioni i botës, autor i një pole spektakolar në pistën e përmbytur, në garë njëlloj nuk pati rivalë. Kryesimin e botërorit për pilotë megjithatë e mban shoku i tij i skuadrës: 43 pikë me 37. Lewis, në fakt, të dielën e kaluar e kishte mbyllur garën i katërti.

Për Valtteri, një garë e gjitha në ndjekje të Max Verstappen që, pasi provoi të mbante hapin e Hamilton në pjesën e parë të GP, në fund pësoi rikuperimin e Shigjetës së Zezë të Bottas. Në sulmin e parë të finlandezit, Max është përgjigjur me agresivitetin e përhershëm, por në të dytin dorëzoi armët, duke e mbyllur takimin e dyfishtë austriak me një bilanc inferior ndaj pritshmërive. Red Bull megjithatë vendosi Verstappen në podium e Alexander Albon (më pak brilant në krahasim me gjashtë ditë më parë) në vendin e katërt.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu