• |
ide | kryesore

Komenti i DW/ Shën Sofia sërish xhami – një trik i Erdoganit për të ruajtur pushtetin

-Instant, Arkiva, F1, Planet



“Turqit konservatorë islamikë janë të entuziazmuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative. Por vetëm ato. Sepse ky gjykim nuk ka lidhje me parimet e shtetit të së drejtës”, – mendon Erkan Arikan.

Prindërit e mi, të cilët kanë qënë të dy pelegrinë në Mekë, më kanë edukuar sipas vlerave islame. Po, unë jam mysliman besimtar, elhamdülillah! (Falë Zotit!) Në të njëjtën kohë në edukimin tim kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe vlerat e Mustafa Kemal Ataturkut. Për familjen time dhe mua sekularizmi, ndarja e shtetit nga feja, që Ataturk solli në Turqi, është një arritje e shkëlqyeshme dhe një pasuri e madhe.

Si mysliman i devotshëm nuk mund ta kuptoj në asnjë mënyrë vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative të Turqisë. Pyes veten, se çfarë ligji i ka bërë avokatët të lejojnë që Hagia Sofia të shndërrohet në xhami. Hagia Sofia është një kryevepër arkitektonike, që bashkon kulturat dhe fenë në botë. Tani kësaj i jepet fund. Kjo nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës.

Mbajtja e pushtetit me çdo kusht

Përgjigja, se përse gjykatësit e lartë administrativë gjykuan (apo duhej të gjykonin) kështu, është sërish politike. Ekonomia në Turqi jo vetëm lëngon, ajo ka rënë gati përtokë. Thuajse çdo sektor në vend është i prekur nga pandemia e coronës. Papunësia rritet me shpejtësi. Presioni mbi Erdoganin shtohet vazhdimisht. Çfarë mund të bëjë një president islamist-konservator, me qëllim që t‘i kthehen përsëri mbështetësit, që po i largohen? Si mund t‘i mobilizojë ai sërish votuesit?

Një ofensivë e re ushtarake, për t‘i bërë apel vetëdijes kombëtare? Nuk është e mundur, kushton shumë! Dhe mbi të gjitha shtrohet pyetja: Kundër kujt duhet të veprojë ushtria? Zgjedhje të parakohshme? Shumë e rrezikshme, sepse demoskopët momentalisht nuk parashikojnë sukses për Erdoganin.

Po sikur thjesht të zhbëjmë arritjet e Ataturkut? Kjo është zgjidhje! T‘i prekësh myslimanët e devotshëm pikërisht aty, ku reagojnë me ndjeshmërinë më të madhe: Apel ndërgjegjes fetare! Sepse për këtë grup të popullsisë Hagia Sofia, që prej pushtimit të Konstantinopojës nga osmanët, ka qenë gjithmonë xhami. Kur Ataturku në vitin në 1935 e ktheu në muze Hagia Sofian, e cila gati për 400 vjet kishte shërbyer si ndërtesë kulti e fesë islame, përçoi me këtë një mesazh: Turqia moderne është një vend laik! Por për Erdoganin kjo nuk ka rëndësi. Atij i intereson vetëm pushteti. Me çdo kusht.

Përse edhe një tjetër xhami në Stamboll?

Që pas faljes së të premtes pasdite, kur nga minareja e Hagia Sofias u dëgjua muezini dhe pastaj turmat e njerëzve para ndërtesës, që shpërthyen në lot, duke i bërë nderime Erdoganit dhe duke e falenderuar atë për vendimin, më mungojnë, të them të drejtën, fjalët. E gjitha kjo është më shumë se një provokim. Edhe pse përkrahësit e bindur të xhamisë festojnë rrugëve vendimin e gjykatësve, pikërisht në Stamboll ka edhe shumë njerëz, që pyesin: Përse duhet një xhami më shumë? Kjo pyetje është plotësisht e justifikuar, sepse në Stamboll, qytet me mbi 15 milion banorë, në të cilin është e përfaqësuar çdo fe, ekzistojnë ndërkohë 3.200 xhami. Dhe sinqerisht, jo secili prej këtyre 15 milion njerëzve lutet pesë herë në ditë në një xhami. Dhe sa kisha ka ende në Turqinë laike? Shumë më pak!

Në Turqi thellohen ndarjet

Për një kohë të gjatë kam shpresuar se Erdogani një ditë do ta bashkonte përsëri popullsinë në Turqi. Që do të bëhet një kryetar shteti me vlerat që ka përfaqësuar në fillim të karrierës së tij nacionale politike si kryeministër. Por kjo shpresë fatkeqësisht do të vazhdojë të jetojë vetëm në zemrën time. Sepse realiteti duket ndryshe. Ku të mundet, ky president përçan. Hendeqet bëhen gjithnjë e më të thellla.

Patriarku Bartholomeo i Konstantinopojës, kreu i të gjitha kishave ortodokse, kishte shprehur qëndrimin e tij të prerë kundër shndërrimit të Hagia Sofia në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit dhe nuk i përket vetëm pronarëve të drejtpërdrejtë, por „gjithë njerëzimit”, kishte thënë patriarku. Por Erdogani i injoron fjalët e mendimet e tilla. Për të vlen vetëm një gjë: pushteti dhe mbajtja e pushtetit. Unë vetëm mund të shpresoj, që çmimin për shndërrimin përsëri të Hagia Sofias në qendër islame kulti të mos detyrohen ta paguajnë pakicat myslimane jashtë Turqisë. /DW



10 Comments

    1. te mendosh thell dhe besh veprimin e duhur do thot te largosh nga vetja nje fund trishtues thotë:

      ne jemi gjini njerzore,,njerez qe vim nga i njejti ,burim krijimi ligji dhe funksioni,,domosdoshmerish te drejtash,,dhe rrugve mundesish,vim nga i njejti krijues,nese flasim per shpallje hyjnore ,ato jan te verteta ,per kohen e tyre te shpalljes deri tek e fundit si ullzim dhe meshir per mbar botnat,kurani dhe syneti,profetik ,doni apo zdoni me hir apo pa hir ligjet e zotit mallerishem jan te triumfuara vetvetiu ,sepse ai krijoj dhe ullzoj inspiroj ,orientoj,gjallesat ne menyre precize,dhe ligjet e tije i futi ne gjallerin e jetes ,ne instinkt imunitet mas ,,,,,,,,,/qe nuk sfidohen dot,ndryshe i malli zot gjerat i krijoj ullzoj dhe ndryshe njerzit po veprojn,i malli zot shpalljet hujnore ullzimin e tije e solli per liri dhe te drejta,ne te gjith librat e shejte per kohen vetem te verteten qe vertetohet aty ku bindemi ne menyren qe kuptojm shkencerisht ,praktikisht dhe fetarisht faktet jan zgjillja bindjes vlersimit pranimiit,askun ne librat e shejte i malli zot nuk thot beni shpin time kishen xhamin per te pushtuar tokat e tjereve,se ketu fillon padrejtesija padrejtesija eshte e ndaluar ,kot nuk eshte ullimi hyjnor qe trajton lirit dhe te drejtat ku ne te zduhet te hyj interesi,politika padrejtesit se pastaj nuk quhet me fe,islami e trajton te verteten ,por ne shohim se si ortodokset ne trojet shqiptare,perpiqen te ndertojn dhe kan ndertuar kisha dhe vendin e te pareve tone e quajn tok te tyre por per shekuj me rrall eshte derdhur gjak shqiptari te pafajshem ky eshte krim ,e gjitha kjo vinte nga propoganda fes ,kunder shqiptareve ku ende vazhdon ,kjo esht ekstremiste,njerzit pavarsisht ku besojn dhe si ,domosdoshmerit duhet respektuar ,derjtesija quhet drejtesi e verteta dhe padrejtesija quhet padrejtesi jan te dallueshme por sado te hiqen perfaqsuesit e te drejtes si te drejt duke vepruar padrejtesi ato kurr nuk triumfojn sepse e verteta ka fakte qe nuk,rrenohet tjetersohet e verteta eshte burimi ekzistences njerzore ,eshte frymarrja jetes,ai qe perpiqet ta shemb ate ka shkatrruar me par veten e vet,lind pyetja ne finale percfar lavdije ,u perpoqet ,te shkatrroni ate qe doni me shum vetet tuaja me duart tuaja,sot bota i ka dyrt e hapura me burime diturie urtesi ,ullzim dhe ende mundesi respektim te drejtash njerzore nga veriu ne jug dhe lindja ne prendim,permes marrveshjeve dhe ligje politika qe imponojn respektimin e tyre,nese dikush deshiron te bejne te fortin ne tok ta din mire se ka nje me te forte ne qell qe me te nuk fitoni dot a nuk duhet te kemi frik zotin e mallerishem te gjith dhe largohemi nga padrejtesija,qe eshte ne dobin ton

  1. Bishti i qenit po bisht qeni ngelet po asshtu dhe nazistet e Angela Merkelit duhet te strukin kokat poshte fustanit te kurves plake dhe ta mbyllin gojen ose ne te kundert te japin llogari per krimet e luftes ndaj hebrenjve dhe mbare njerezimit. Gjermania duhet te jete e fundit ne radhe per te dhene leksione demokracie.

  2. Zonja Dolfi Merkel po plaket ne pushtet ne krye te Gjermanise me keq se Dulla jone ne kohen e monizmit. Pse valle kjo eshte demokracia alla Europe qe keta pederastat europiane po ja u servirin shqiptareve ne pjate. Nqs eshte keshtu jo faleminderit nuk e duam.

  3. Bashkimi Europian eshte nje marrje ne forme djallzore nga Gjermania e cila kerkon te kthej edhe njehere supremacine neo naziste ne Europe. Ate qe se arriti Hitleri me lufte e beri Adolfina Merkel ne kohe paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *