• |
ide | kryesore

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e verës (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider
Mc Kresha



Ky sezon veror ka qenë vërtetë i ngarkuar, teksa artistë të rëndësishëm shqiptarë kanë publikuar projektet e tyre dhe tashmë janë në garë për të nxjerrë në fund “hitin e verës”. Madje disa prej tyre kanë nisur që të publikojmë materiale të reja që në periudhën e karantinës, ndërkohë që të tjerët janë duke publikuar hit pas hiti derisa të nxjerrin albumet përkatëse.

Teksa dëgjonit bashkëpunimet e kësaj vere, që duhet thënë në përgjithësi kanë qenë goxha të suksesshme, por ndiheshit sikur mungonte diçka, mendojmë se kemi një përgjigje për ju. Mungonin Mc Kresha dhe Lyrical Son. Por tani jo më sepse sot ata kanë publikuar këngën e tyre të rradhës, që titullohet “Ajo po don”.

Edhe pse e publikuar në kulmin e verës, kjo nuk është aspak vetëm “një këngë vere”, por dëshmia e rradhës që kur vjen puna për rap, Mc Kresha dhe Lyrical Son, dinë si të veçohen nga të tjerët. Kënga nuk ka ritme reagge apo latine, që zgjidhen nga shumica e këngëtarëve në këtë periudhë, por ka ritmin e përhershëm të PINT-ave.

https://youtu.be/Zk8YaCu5Isk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *