• |
ide | kryesore

MF: Moody’s ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë pavarësisht goditjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministria e Financave a njoftuar përmes një deklaratë në faqen zyrtare të web-it, se pavarësisht dy goditjeve të fuqishme që ekonomia shqiptare kaloi, vijon të vlerësohet qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë, Moody’s ruan të pa ndryshuar vlerësimin për ekonominë shqiptare në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.


 “Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti”.

Ndërkaq, në këtë njoftim theksohet se përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare.

“Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.

Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”.

3 Comments

  1. Perpjekja e qeverise per reduktimin e borxhit vazhon ……?!O plehra,o pjella te ndyra te kesaj toke,si nuk ju vjen zor te genjeni e mashtroni pafund !!!
    Ju te degjeneruar u ngazellyet pafund e bete tre dite feste qe moret borxh !Çdo dite e shtoni ate,mjerane,cdo dite e zhysni kete vend,ne grope e po shkon thelle e me thelle qe zot nene nuk ka ta nxjerre me !!!
    Ju po reduktoni borxhin,po PPP e motrave,vajzave,grave e nenave tuaja çfare jane o te ndyre ?!?!?Nuk jane borxhe qe po shtohen deng dita,dites,çfare i quani ju !?Po vjen dita qe duhet te shesim Sazanin,nese e blejne,do shesim toke e det qe te paguajme kriminalitetin tuaj te pangopshem o bije hajdute baxhellash e shemetirash te kesaj lesh toke !Ju,mashtroni ndonje idiot me vlersimin se me sa duken punet as te CCC-ja nuk jemi ?!
    Moody’s e ka shmangur vlersimin….,ju nga e nxorret plehra ?!Nga leshteriket e mamave tuaja te palara?!Ptu,qelbesa !

  2. Mos harrojme qe Moody’s me shoke i paten dhene vleresim maksimal me 3a bankave dhe institucioneve financiare qe ngriten duart ne 2007-2008 dhe qe u shpetuan me miliardat e qeverive. Mbajti ndonje pergjegjesi Moody’s? Zero

  3. Qe ne po shkojme nga shiu ne bresher, qe jemi me te barfer se dje, e shohim vete e nuk ns duhet as Moody e as Mooti.
    Ne fund te fundit nuk jane te be sueshem sic thote edhe Neri.
    E keqja jone eshte se edhe ata qe pretendojne qeberinr po te njejten mendesi kane. Presin ti shpetoje Moody, Mooti.,BE-ja, USA etj.
    Po ata vete c’fare zotohen te bejne pervec freskut e gojores ndaj ketyre “nderkombetareve” qe na e duan te miren e po perpiqen kaq shume per ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu