• |
ide | kryesore

“Ti presim krahët, vetëm në Itali ndodh”: Gasperini ironizon dy penalltitë e Juventus

-Instant, F1, Sport, Video



Sarkazëm e hidhërim pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Juventus për Gasperinin. Vëmendja është e gjitha tek ato dy penallti që iu akorduan bardhezinjve për prekje me dorë të De Roon e Muriel: “Të pastra… Rregullorja është kështu, sidomos në Itali. Sot në erdhi kundër, kaq. Nuk është e gabuar rregullorja, por interpretimi që bëhet këtu. Në kampionate të tjera nuk është kështu, pikë”. Tekniku i Atalanta pastaj provocon: “Duhet ndryshuar mënyra e të mbrojturit? Po, ti presim krahët. 50 penallti për prekje me dorë në kampionat, kljo është cmenduri”.

Më mirë të mendosh për lojën e shprehur nga Atalanta në Allianz Stadium: “Bëmë mirë kundër të parës së renditur. Ishte një test i rëndësishëm edhe për Champions. Jam shumë i kënaqur për përfaqësimin, shumë i keqardhur për rezultatin: ishin të gjitha shanset të fitonim një minutë nga fundi. E përsëris, edhe nëse do ta fitonim ndeshjen nuk do të ndryshonte asgjë: Juventus e ka në duar”.

Pastaj tekniku minimizoi atë që ndodhi para ndeshjes: “Debati me tifozin e Napolit? Unë nuk jam i përfshirë. E ftuam atë person në Zingonia, do ta shihni kur të vijë kush është. Është hapur një procedim? Nuk ndihem i përfshirë, nuk është në historinë time e jetën time – nënvizoi ai – Kam miq gjithandej, nuk është problemi im e as i Atalantas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *