• |
ide | kryesore

Tifozët i fyejnë gruan, Immobile shfryn dufin: “Lëreni të qetë familjen time”

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Lazios atmosfera është e tensionuar. Pas humbjes me Sassuolo tifozët bardhekaltër janë vërsulur kundër lojtarëve në rrjetet sociale duke ngritur tonet e duke i ofenduar të gjithë. Një sulm që nuk i ka pëlqyer Ciro Immobile, që ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve bashkë me gruan e tij Jessica.”Me shumë mundësi këtu është dikush që harron lehtë, kështu që iu kërkoj të lini rehat familjen time – ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale sulmuesi i Lazios -. Nëse doni të shkruani fyerje apo banalitet bëjeni tek unë direkt, familja ime nuk hyn fare këtu, faleminderit”.

Një shfryrje dufi për të ndaluar një pjesë të tërbimit e valangën e fyerjeve e në anën tjetër për të mbrojtur familjen e tij, duke kërkuar respekt e duke i kujtuar të gjithëve atë që Lazio arriti të bënte këtë sezon. Pavarësisht 29 golave sezonalë, në fakt, në pak ditë nga idhull i ultrasve Ciro u shndërruar në një nga shënjestrat e preferuara të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *