• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i ndodh Haaland i dehur: flaket jashtë nga një disko në Norvegji

-Instant, Sport, Video



Sulmuesi i Borussia Dortmund, i kthyer në Norvegji pas përfundimit të Bundesligas, për pushimet e verës, ka përfunduar në rrjetet sociale për një video që e sheh të shoqërohet jashtë klubit të natës nga një punonjës i sigurisë së diskotekës. Kriktikat kanë shpërthyer për 19 vjecarin, në kohën kur imazhet kanë bërë xhiron e botës.

Në video shihet lojtari i Borussia Dortmund ndërsa debaton me një punonjës sigurie që po e shoqëron jashtë lokalit të natës. Haaland provon të futet përsëri, por rezultatet nuk duken të mira. Në orët e fundit sulmuesi kishte postuar edhe një foto ndërsa po punon për prerjen e pemëve me një moto-sharrë.

Foto është shoqëruar edhe me një koment: “Dimri po vjen. Të presim pak dru”, që ka shkaktuar të tjera reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar edhe ironia e shokëve të skuadrës, me Brandt që nuk ka arritur të përmbajë një koment në lidhje me modelin e flokëve të Haaland: “Vëlla, po flokët e tu…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *