• |
ide | kryesore

Bartomeu pranon ‘ngecjen’ e bisedimeve për Lautaron: “Tratativa është në fazë studimi”

-Instant, Sport



Të martën e kaluar përfundoi afati i klauzolës së vlefshme për merkaton e jashtme, e vetmja mënyrë që ka tashmë Barcelona, për të blerë Lautaro Martinez, është të negociojë me Inter edhe pse vetë shoqëria blaugrana pranon se bisedimet janë në fazë pritje. “Ndonjë javë më parë kemi folur me Inter për Lautaro por tani për tani tratativa është e ndalur. Jemi në fazë studimi” ka thënë Bartomeu, presidenti i Barcelonës, për TV3.

Numri 1 i spanjollëve nuk është i shqetësuar: “Merkato e ardhshme do të jetë e vecantë, klubet elitare do të jenë të limituara nga problemet ekonomike të shkaktuar nga pandemia por ne do të jemi gjithnjë protagonistë të merkatos”.

Në Spanjë mbeten të bindur se mund tia rrëmbejnë argjentinasin Interit në fund të korrikut fillim të gushtit, duke synuar në akordin e arritur me lojtarin (kontratë prej 60 milionë në 5 vjet). Optimizmi iberik përplaset ndërkohë me vullnetin zikaltër, sulmuesi nuk ëhstë në shitje e Conte do ta mbajë fort: rruga e lirë do të vinte vetëm përmes ‘ofertës së parefuzueshme’ të famshme që i korrespondon 90 milionë euro cash plus një lojtar në shkëmbim të preferuar nga Inter, sepse zyrtarisht Lautaro nuk i ka komunikuar kurrë drejtuesve interistë dëshirën për tu larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *