• |
ide | kryesore

Basha: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të fshehur dështimin e tmerrshëm ndaj Covid!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë.

Kryedemokrati Basha ka biseduar sot me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, ku mes të tjerash iu ka prezantuar dhe planin e tij për t’i nxjerrë nga kriza e thellë.

Mesazhi i Bashës:

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.



7 Comments

  1. ” folëm për planin tim se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve ”’

    Dhe ata punonjesit e fasonerise e kuptuan nga fillimi deri ne fund PLANIN TEND PER TE SHPETUAR EKONOMINE NGA PANDMIA !!!

    ”’ Ne nuk luajmë lojëra politike” , Nuk kisha degjuar ndonje politikan te thoshte se NE NUK LUAJME LOJRA POLITIKE. Po i pate hyre ati zanati .. natyrisht qe do besh dhe lojra politike.
    ”” ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.”’ , Si po punon ky per nxjerrjen e vendit nga kriza ? Me sa di une ky nuk ka ne dore as celsat e kashtes .
    Apo ky i merr vendimet, Rama ja kopjon dhe pastaj qeveria i ben akte normative.
    Mos kishim ne kete Luli Bashen .. ne do kishim shkuar per lesh.

    1. ti shtrengo fort piktorin , qe kur te shkosh ne esfel te gomereve te vije e te te vere nje tufe lule te varri

      1. O I paymer.. Me Ramen ne esfel te gomereve shkofsh ti e gjith soji e sorrollopy yt.
        Nuk e shikon sa i trashe eshte ky krye(k)tari yt ?
        Nuk e shikon se nuk di te mbaje nje fjalim ?
        Nuk e shikon se perserit te njejtat gjera cdo dite ?
        Nuk e shikon se nuk ka as me te voglen imagjinate krijuese ?
        Lere pastaj kur flasim per te genjyer.. Eshte genjeshtar ne gen.
        ( genjen se harron cfare ka thene apo genjen se eshte genjeshtar kete nuk e di) .
        Eshe njeri pa shtylle kurizore , dhe pike.

  2. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *