• |
ide | kryesore

City fiton gjyqin në CAS: hiqet përjashtimi nga Kupat europiane

-Instant, F1, Sport



Manchester City mund të festojë: mund të luajë në Champions League. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar ankimimin e Citizens, duke hequr skualifikimin e dhënë nga Uefa, që shkurtin e kaluar e kishte përjashtuar shoqërinë angleze nga Kupat europiane për dy sezonet e ardhshme për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Play Financiar. Për klubin anglez mbetet gjoba prej 10 milionë euro. “Manchester City nuk ka maskuar kontratat e sponsorizimit”, ka deklaruar Cas në vendimin e tij.

Gjoba e vendosur për City është reduktuar nga 30 në 10 milionë euro. CAS nuk ka gjykuar se ka patur shkelje në kontratat e sponsorizimit të vendosur nga klubi në vitet e fundit me kompani të konsideruara të atribuuara ndaj pronarëve, familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Për gjykatën zvicerane, shkeljet e pretenduara të raportuara nga organet mbikëqyrëse të UEFA nuk janë provuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *