• |
ide | kryesore

Darka e Inter për të gjetur unitetin: lojtarët e stafi bashkë, njësoj si në Krishtlindje

-Instant, Sport



12 ditë, kjo është koha që ndan Inter nga fitorja e fundit, por në futbollin post lockdoën rregullat kohorë janë ndryshe nga e kaluara. Kriza duket më e keqe se cështë në fakt, sepse përvec Atalantas të tjerët nuk është se kanë lëshuar xixa e duke mundur Torinon në mbrëmj në San Siro, skuadra e Conte mund ta shohë veten në kuotë të barabartë pikësh me Lazion e vendit të dytë.

Megjithatë kjo nuk e largon hidhërimin oër humbjen me Bolonjën, apo fitoren e hedhur poshtë me Veronën, me pasojë parakalimin nga Atalanta. Ajo që duhet tani tek Inter është qetësia dhe harmonia, gjë që skuadra e stafi teknik kanë menduar ta bëjnë në tavolinë, duke ngrënë bashkë në Appiano Gentile. Dje në fakt, pas stërvitjes së pasdites e vizitës së drejtuesve i gjithë grupi ka qendruar në qendrën sportive për të rikompaktësuar, ashtu si bënë përpara Krishtlindjeve: atëherë shkoi mirë, kushedi nëse edhe kjo darkë do të ketë të njëjtin efekt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *