• |
ide | kryesore

E qëlluan në periferi të Tuluzës: humb jetën vëllai i mbrojtësit të Tottenham, Aurier

-Instant, Sport



Christopher Aurier, vëllai i futbollistit nga Bregu i Fildishtë Serge Aurier, të Tottenham, është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tuluzë, në jug-perëndim të Francës. Kur ndihma e shpejtë ka mbërritur në vendngjarje, pak pas orës 5 në një zonë industriale në periferi, Christopher Aurier, 26 vjec, ishte i plagosur rëndë në stomak. I riu humbi jetën menjëherë sapo mbërriti në spital. Personi që e ka qëlluar është në arrati sipas policisë, që ka hapur një hetim.

Vëllai i vogël i futbollistit të njohur, që ka luajtur edhe për PSG, Christopher Aurier luante edhe ai vetë por në kampionatet diletante, aktualisht me Toulouse Rodeo, në divizionin e 5-të. E kishte filluar karrierën me një formacion në Lens, si i vëllai Serge, pa arritur të kalojë tek profesionistët. Ishte i njohur për policinë për krime të vogla, por nuk ka asnjë të dhënë për momenti për shkakun e vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *