• |
ide | kryesore

Flet Fauci: Rihapja e parakohshme, shkaktare e shtimit të infektimeve të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infective, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.


“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë së paku një vaksinë kundër koronavirusit.

5 Comments

  1. Kellira vogel toni qe ben nga mengjesi ne dark politiken marksiste te te majteve me joe varkarin ne krye. Ja dhe pak dhe baca Trump do u shkerdheje robt me ngjyre kellire

  2. Ky eshte krijuesi i virusit se bashku me Bill Gates e sorros qeni.donin te mbanin boten mbyllur e te shkaterronin ekonomin e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu