• |
ide | kryesore

Kreu i Urgjencës: Pavarësisht tamponit, shumë të infektuar po rezultojnë negativë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe “teprimit me mos respektimin e masave mbrojtëse”.

Brataj gjatë intervistës në Euronews Albania, theksoi se, niveli i të prekurve mbetet në nivelin e 11-12%.

Ai thotë se, në ditë 100 deri në 120 persona rekomandohen për testimi nga Urgjenca Kombëtare. Drejtori i Urgjencës Kombëtare tha më tej se, ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit”, tha z. Brataj.

Për këtë arsye, doktori kërkon që të frenohet paksa ankthi që shumë njerëz kanë nga mos kryerja e testit.

“Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikoi lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektua. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi”, shtoi ai.

Për z. Brataj pavarësisht se numri i të prekurve me COVID-19 është rritur, shërueshmëria gjithashtu është rritur. Sa i takon viktimave, Brataj u shpreh se, shkalla mbetet në nivelin 2.66%.

“Nuk duhet të shikojmë numrin e vdekjeve sepse çdo ditë ka vdekje nga sëmundje të tjera. 2.66% është vdekshmëria sot. Duhet të bashkëjetojmë. Ka pasur viruse që kanë kaluar në 18 muaj dhe dy vjet. Nuk është se ky infeksion do të jetë pa fund. Nëse respektojë në 2-3 javë masat në mënyrë rigoroze, bie me 80% infeksioni”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare duke iu referuar studimeve më të fundit tha se, përdorimi i maskës parandalon me 70% infektimin me COVID-19. Z. Brataj bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve në respektimin e distancimit dhe mbajtjen e maskës dhe të mos marrin për bazë teoritë konspirative pasi janë shumë të dëmshme.



11 Comments

  1. Bravo! permbledhja: Po pate simptoma mos u merzit edhe po ste erdhen per tamponin. Quaje veten me Covid, rri ne shpi. pi caj mali se te kalon. Po ste kaloi do vdesesh, por perdite ka njerez qe vdesin. Dhe mbi gjithcka shpreh mirenjohje per mjekesine e perparuar rilindase

  2. Per ju shqupistat bajgaxhinj dhe gore me siper .
    Ky problemi i tamponit po konstatohet dhe ne Gjermani , France dhe Spanje.
    Shume personave te infektuar po ju dalin testet e tamponave negative.
    Virusi ka ndryshuar gjenetikisht . Ne Angli dje jane gjetur 23 raste pozitive poer qe testi i tamponit ju del negativ.

    Prandj dhe OBSH dje deklaroi se virusi do jete i rrezikeshem edhe per disa vite , sepse vaksinat te cilat u krijuan 3 muaj me pare dhe tani jane ne proces testimi , nuk vlejne me se virusi ka ndryshuar sjellje dhe gjentikisht ka ndryshuar.

    Prandaj, mos filloni te beni politike shqupiste si goret e rrugeve , se me te njejtat probleme po perballet dhe bota.

    1. Nese tamponi i nxori negative o rilindjot i ores 19:06, si u mor vesh se ishin pozitive? Apo ju mavite keni ca menyra sekrete, te cilat nuk ia thoni askujt, per te zbuluar personat me infeksion?

      1. Sepse mbas 2 ditesh kane filluar simptomat . Pra kur fillojne simptomat esthe 100% qe je i infektuar panvaresisht se dy dite me pare testi i tamponit del negativ.
        Ore shqupist trushplare.

      2. Te 23 rastet e Anglise , megjithese ishte fillimi i simptomave , prap testi ju dilte negativ. Po ashtu dhe rastet ne Gjermani. E njejta situate.
        Kurse ne spanje ishte pak me ndryshe. Disa persona po e kalonin gripin me te tera simptomat e tij dhe radiografia e mushkerive tregonte se kishin virusin , dhe prap testi i tamponint ishte negativ.

        O injorat i Shqupit.. Mblidh mendjen se keto jane ceshtje mjeksie nuk jane ceshtje politike.
        Ajo qe po habit te gjithe virologet dhe epidemiologet sot ne bote eshte se sa shpejt ndryshon gjentikisht ky virus. Format e simptomave te tanishme jane gati 32% me te ndryshme se simptomat me te cilat ky virus u shfaq ne fillim.

        Kurse ju doni te beni propagande debile me ceshtje qe i perkasin vetem mjeksise .

  3. Dhe per bucen ketu poshte: shpeto shpirtin, se trupi yt me era mut nuk ben 2 leke. Po per ty ka rendesi mishi yt i kalbur, ik pra dhe drogohu me antibiotike o gjindje letyre, distrofik ne 7 breza.

  4. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

    1. Edhe te besosh qe ju buceve te kuqe mund t’ju iki ndonje dite nga goja era e bythes qe lepini, do te thote te besosh qe lopet fluturojne.

      1. Lopet edhe mund te fluturojne o Ai se keta mavite me boje jane te afte te bejne cdo gje. Kane bere nja tre aeroporte, nja 200 mije km rruge, kane rritur standartin e jeteses ne Shqiperi, i kane sjelle vec te mira ketij vend, sa po te shohesh ne 3D, nuk te mbushet mendja se jetojme ne Shqiperi. Por te thuash se ndonje dite do iu ike era e bytheve qe lepijne, eshte njelloj si te thuash qe Murrizi eshte kulmi i inteligjences , Rama eshte i ndershem, Ballukja dhe Spiropalka dine te bejne ndonje pune, apo qe Balla me Manjen i perkasin races njerzore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *