• |
ide | kryesore

Kurbin, 40-vjeçari plagoset me armë zjarri

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në rrethana ende të paqarta, një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm. Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se policia po kërkon autorët e krimit.

Dyshohet se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar në drejtim të 40-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Motivet e sulmit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mërhershme mes disa personave.


Një gjë të tillë, i plagosuri 40-vjeçar e ka mohuar përpara autoriteteve, ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen në fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu