• |
ide | kryesore

Lajm i keq nga OBSH: Bota nuk do të rikthehet në normalitet në një “të ardhme të afërt”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bota nuk do t’i rikthehet normalitetit të mëparshëm në një të ardhme të parashikuar, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një dite rekord me 230 000 raste me koronavirusin e ri.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë”, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke nënvizuar se shumë vende po shkojnë në drejtim të keq.

“Mesazhet kontradiktore nga drejtuesit minojnë përbërësin më thelbësor të çdo përgjigjeje, besimin”, shtoi ai pa përmendur emrat e tyre.

Kreu i OBSH-së edhe një herë u bëri thirrje qeverive të komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe të vendosin një strategji gjithëpërfshirëse për të eleminuar transmetimin dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa u kërkon popullsive të ndjekin masat, siç janë respektimi i distancës, larja e duarve dhe mbajtja e maskës dhe vetëizolimi nëse sëmuren.

OBSH-ja njoftoi dje një rekord ditor të infektuarish me mbi 230 000 raste të reja në botë.

Pjesa më e madhe e këtyre 230 370 rasteve dhe 5 285 viktimave të regjistruara më 12 korrik ishin nga shtetet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, pasi vetëm në SHBA u regjistruan 66 281 raste.

SHBA, shteti më i prekur në botë, tashmë ka më shumë se 3,3 milionë raste dhe 135 mijë të vdekur.

Rekordi i mëparshëm global për raste të reja në harkun kohor të 24-orëve u shënua në 10 korrik me 228 mijë raste.

Tri ditët e fundit kanë sjellë dhe tre shifrat më të larta të rasteve të reja për një ditë.



3 Comments

  1. Ti duhet te ishe te fushat me pambuk, po nuk ke faj ti. Te ngele mjekesia ne dore te gabelit, ihaaaaaa. Po nuk je vetem ke bardhoshat qe te moren nga savana edhe te vune drejtor. Rrote me rrote me peleshbythen je.

  2. Bota do apo sdo ti o kafe e djegme eshte kthyer ne normalitet sepse nuk kane ndermend te shkaterrojne ekonomite e tyre dhe te krijojne kriza sociale. Ate gabim qe bene para 4 muajsh harroje se do ta bejne prape.Me statistika ne bote vdesin me shume nga gripi cdo vit sesa nga Covidi kete vit qe ju qifte Kina fisin o parazzite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *