• |
ide | kryesore

Lamtumirë Sormani: derbi kushton rëndë, Partizani nuk e fal

-Instant, F1, Sport



Partizani, ashtu si pritej, njofton përfundimin e bashkëpunimit me Adolfo Sormanin. Në një komunikatë për shtyp, klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se italiani nuk do të jetë më në krye të skuadrës, pas ngjarjeve që ndodhën para derbit, me trajnerin që nuk u paraqit në pankinë për frikë të infektimit me Covid 19. Tekniku i preferuar i presidentit të Partizanit, Gazmend Demi, ka treguar krejt të kundërtën e asaj që besonin të kuqtë, për një lidhje speciale me fanellën.

Italiani ka patur edhe takimin e fundit për daljen e mirë nga kontrata, por ajo që është e sigurtë është se në 3 ndeshjet e mbetura në kampionat, ku Partizani nuk ka më asnjë objektiv, skuadra do të drejtohet nga Renaldo Kalari, i njëjti që u bë tërheqës i skuadrës edhe në tre ndeshjet e fundit të dhjetorit, pas largimit të Lerdas, duke marrë dy humbje e një fitore, bilanc që ish-mbrojtësi shpreson ta përmirësojë tani.

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1394206434107082



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *