• |
ide | kryesore

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor i japin përparësi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kodi zgjedhor, konsensusi në këshillin politik, kërkesat e opozitës parlamentare dhe në fund zgjedhjet e ardhshme janë disa nga temat më të nxehta të aktualitetit politik. Pikërisht për këto tema ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” dhe analisti Fatos Lubonja.

Duke iu referuar kërkesës së një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare për pragun zgjedhor në 2%, Lubonja u kthye në marrëveshjen e bërë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Ai tha se u mbyll një marrëveshje me rregulla loje dhe në momentin që Rama pranoi opozitën jashtë parlamentare si lojtar duhet të zbatojë rregullat e lojës.


“Në 5 qershor u mbyll një marrëveshje që përcaktonte rregulla loje. Ata që luajnë përcaktojnë rregullat. Ne nuk i kishim të pranuara dhe ata u ulën i pranuan. Ky është minimumi, në lojë jemi të barabartë. Siç ndodh në Shqipëri ne nuk është se duam arbitër, duam të jemi dhe lojtarë dhe arbitër. Kush është më i forti bën dhe arbitrin, kështu ka ndodhur. Për mendimin tim, Edi Rama ose kishte që më përpara një plan… dhe me sa mbaj mend pak ditë më përpara, problemi më i madh ishte ai i numëruesve dhe kjo ishte nga ana e maxhorancës sepse sipas të gjitha gjasave duke i kontrolluar nuk do të ishin të pavarur….

Loja këtu është që kush hyn në lojë, hyn duke pas blerë arbitrin ose duke pas me vete arbitrin dhe rregullat e lojës.
Problemi thelbësor është këtu që edhe nëse ti mendon se duhet të bësh një ndryshim kushtetues që mendon se prek interesat e grupeve të tjera, përderisa e pranove që opozita joparlamentare është faktor, e pranon si lojtar me të cilën ulesh në tryezë parimisht duhet ta respektosh edhe tek ndryshimet kushtetuese, jo këta që s’kanë as parti as dinë çfarë pragu kanë, vetëm po të kandidojnë me PS. Këta bishtat e Ramës nuk mjaftojnë, ose luaje lojën fair ose…
Ky i thotë ndërkombëtarëve unë e miratova atë marrëveshje por do bëj ca ndryshime kushtetuese që s’ka lidhje me të”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket koalicioneve, ai tha se ka një kalkulim nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe se arsyeja që kërkon ndalimin e koalicioneve parazgjedhore është siguria për fitoren.

“Ajo ndikon me një llogari matematike në këtë mënyrë… që në qoftë se një parti e vogël nga këto që hyn në zgjedhje nuk e fiton pragun për të nxjerrë një deputet por merr një përqindje votash, ato vota ndahen. Të gjithë këto vota në qoftë se do ishin në koalicion do i shkonin koalicionit. Një koalicion i jep më shumë mundësi të zgjidhet një parti e parë. Një koalicion PD-LSI mund të marrë si koalicion më shumë se Rama, por nëse pa koalicion merr më shumë ai, e drejton ai lojën. Ka më shumë opsione. Me një koalicion që fiton më shumë se sa Rama si parti më vete, del ai dhe formon qeverinë dhe mbaron historia. Ne dimë gjithë defektet që ka opozita. Nuk është vetëm ky element pra ndryshimi i kodit zgjedhor që i jep përparësi Ramës, administrata, punësimet që janë të oligarkëve që kanë çuar gjithë administratat e tyre dhe tashmë të gjithë oligarkët janë me Ramën, mediat e kontrolluara nga Rama etj etj. Mënyra e zgjedhjeve është vetëm një nga elementet por ky njeri që do sigurinë absolute luan dhe atë. Besoj se ky është kalkulimi”, tha ai.

Sa i përket PD-së në këtë çështje, Lubonja deklaroi se duhet të ketë lëvizje nga ana e saj.

“PD, për mendimin tim e para duhet me kohë të kishte menduar për më shumë mundësi dhe përgjegjësi që ka. PD mund t’i fuste patjetër listat e hapura në diskutim dhe t’i pranonte sepse nuk i bëjnë ndonjë dëm. Duhet të kishte qenë dhe më e hapur ndaj këtyre lëvizjeve të reja. Një propozim ka qenë proporcionali kombëtar. Gjëja kryesore nga e cila kemi vuajtur këta feudalët e vegjël të zonave kanë mbajtur nën kontroll zgjedhjet dhe kanë fituar. Në qoftë se mbetet rajonal ai mbetet por nëse është kombëtar jo. PD është treguar shumë e ngurtë për të qenë me hapur dhe tani duhet të bëj ndonjë lëvizje”, deklaroi Lubonja.

Ai foli dhe për çështjen “Becchetti”, për të cilën akuzoi kryeministrin Rama.

“Jam viktimë në një farë kuptimi që meritoj dëmshpërblim nga qeveria. Unë kam qenë i informuar që atëherë për këtë situatë dhe nuk kam pasur kurrfarë dyshimi që aty bëhet fjalë për para të pista. E di shumë mirë që Edi Rama nuk ishte një njeri që luftonte kundër parave të pista por për interesa të tjera. Veprimi që bëri ishte vetëm jo mediatik që të eliminonte një media por njëkohësisht të eliminonte një konkurrent të ri ndaj mediave që ishin nën tutelën e tij. Nuk ishte vetëm Rama atje. Ishte një veprim i pisët që në fillim, i papërgjegjshëm nga pikëpamja ligjore. Nuk duhet një kryeministër të shpall fajësinë kur deri në vendimin e gjyqit ti prezumohesh i pafajshëm.
Ato materiale që ka dhënë Edi Rama vetë kanë shërbyer si prova. Sot duhet të paguhen 100 milionë që janë lekët tona ndërkohë që këtu flitet për njerëz që futen në burg për shifra qesharake. Por këtu nuk ka shtet, është shtet i kapur. Ky është vetë i përfshirë. Kemi bashkëpunuar me italianët tha, ndërkohë që nuk kishte fare bashkëpunim. Nga këto gënjeshtra del kjo shifër. Vazhdojnë t’i mbajnë procesin hapur. Kanë kaq vjet, më skandal”, deklaroi Rama./ BW

5 Comments

  1. ZOTI LUBONJA KUR TE ULENI NE TAVOLINE ME KOL SALLAKUN JU LUTEM PESHTYJENI NE SURRAT BY**LEPIRSIN E EDI RAMES thotë:

    EDI RAMA SI EL ASADI I BENE TE GJITHE PISLLEQET VETEM TE MOS LARGOHET NGA ZYRA E TIJ ,QFAR ZAGARI I QELBUR QE ESHTE,KA MBETUR VETEM TANI VETEM ME ZAGAR TE TREDHUR PREJ TIJ, si psh YMER GELBAZEN KELLIRA KOL SALLAKU DHE CARLO BOLJA

  2. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

    1. O i pa emer shko lepije bythen edroges..o kar po jan leket tuaja ato qe i me Begjeti apo ty te ushqen kallam deshtaku me sufllaqe mo.!?

  3. Nje koment per kete idiotin IPAEMER, i ores23,40Eshte gjithmone i kudo gjinduri, por me nje qelizori, pra butaku qe ushqehet ne keneten e qelbesirave.Une nuk dua te bej mbrojtjen e Berishes, por qe te hedhesh kete koment kaqe idioizem , eshte qe si te thuash, ketij zuzari ti japesh buke me uthull nje jave, e pastaj ti shohesh trurin, por si kaqol, debil, rrumpalle, servil, i pa ditur na komenton brockulla me sikure..Shembulli eshte ky’ Kur Berisha u ngrit e coi tere populli e Tiranes ne rrevolte ndaj rregjimit kuqal, me demokratet e tjere, luftoi deri sa e rrezuan qelbesiren, e futi shtetin ne rrugen per demokraci, ata kuqalet tuaj, me urdher te ruseve e kethyen emerin e partise punes, ne parti socialiste brenda nje nate.Sot, kemi shembullin me te qarte,,,,ne krye te parlamentit , e kudo jane kulishet e banditeve qe na bejne politike per demokraci, si kjo puna tende ore horr narkoman.

  4. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”O xixa mjaft i lepive bythen loqet salihut o rrotKari ta kam thene dhe nje here tjeter gjene e fund te Keqe qe ramizi i beri vendit ishte dhenja e celsit te kutise se Zeze njeriut serbit salih karaxhic berisha per te tjerat si ta shkatarronte ta digjte ta vriste ta shiste kete vend per keto kujdesej vete salihu me ndihmen e serbise e greqise,por ti xixa vazhdo lepiji bythen e loqet se pa gje nuk do dalesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu