• |
ide | kryesore

Manchester City rikthehet në Champions, nga Spanja ngrenë zërin: “CAS nuk është në lartësinë e duhur”

-Instant, Sport



CAS rehabilitoi Manchester City që kështu mund të marrë pjesë në kupat europiane, por ka nga ata që nuk janë dakord me këtë gjë. Protesta e parë megjithatë nuk ka ardhur nga Premier League, ku shumë klube shpresonin të përfitonin nga vendi i mundshëm bosh i lënë nga Citiznes, por nga Liga që përmes presidentit Tebas sulmon: “CAS nuk është në lartësinë e detyrës, duhet të rivlerësojmë nëse është organizmi i duhur”.

“Duhet të rikonsiderojmë nëse CAS është organizmi i përshtatshëm për të apeluar për vendimet institucionale në futboll. Zvicra është një vend me histori të madhe të arbitrazhit, CAS nuk është në lartësinë e standardit” ka thënë numëri 1 i La Liga për Chiringuito TV.

Tebas, në mbrojtje të futbollit spanjoll e mbi të gjitha të Real Madrid e Barcellona, prej kohësh ka ndërmarrë një betejë kundër City, por edhe Psg duke i përcaktuar “problemi i madh i futbollit europian: kanë kompani pas tyre që nuk e kanë problem të humbasin para”. Në fakt, në lidhje me sanksionin fillestar të Uefa ndaj anglezëe TRebas kishte deklaruar: “Më në fund po marrin masa, në lidhje me rregullat e Fair Play Financiar e po dënojnë ata që i thyejnë. Kjo është esenciale për të ardhmen e futbollit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *