• |
ide | kryesore

Maria De Filippi tregon frikën ndaj Covid 19

-Instant, Paparazzi, Slider



Maria de Filippi ka qënë një nga ata persona e cila nuk e ka ndaluar punën e saj në asnjë moment. Në kushtet më të vështira dhe me vdekje shumë të mëdha ajo a vazhduar emisionet e shumta për të argëtuar publikun nga shtëpia. Pas gati 4 muajve ajo ka folur rreth gjithë kësaj situate të vështirë:

“Ju rrëfej që për mua s`ka qenë e lehtë. Kam bërë 6 teste aerologjike, kam marrë njëmijë masa, ka udhëtuar me maskë e dorezë. Puna ime nuk më ndihmonte që të qëndroja e izoluar dhe të mos kisha kontakte me njeri. Duhet të takoja çdo ditë shumë njerëz. Oksimetrin (pajisje që mat oksigjenin në mushkëri) dhe pompën vakum e kam mbajtur tek koka e komodinës, edhe një në çantë. E vendosja kur s`mbushesha dot me frymë nga ankthi. E vërteta është se ende s`ka mbaruar dhe se të gjithë duhet të mësohemi të jetojmë me të, në distancë dhe të mendojmë ndryshe”, tha Maria de Filippi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *