• |
ide | kryesore

Opozita bashkë kundër Ramës: Prishja e marrëveshjes së 5 qershorite fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.


Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

13 Comments

    1. Mos ki frike se nuk eshte Lulzimja nga ata burra qe mbajne akte te dhunshme si ne 97.
      Asgje nuk ka per te ndodhur.
      Thjesht Rama po ben te mundur humbjen me nje diference shume te vogel.
      (perhembull 51 % me 49% ) . Keshtu qe Rama largohet me ‘ballin lart ‘ nga PS dhe rotacioni, sic eshte dhene fjala, do respektohet.

  1. Opozita e bashkuar perbehet nga:
    Lul kamarier hollandezi
    Mona murgesha cizmja
    Fatmir gerdeci
    Nar traktoristi
    Duka i krimit
    Dule greku
    Idriz doganier comi

  2. Shikoni kater figurat qe perfaqesojne opoziten e bashkuar, nga Monika deri deri tek Nardi dhe analizoni kapacitetin e tyre per te drejtuar nje qeveri.

  3. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

  4. Qyrravitja e ketyre komentueseve ripertrites si lopa qe i drejton, apo ne mos qofte nje dore, sepse duket si dora e guerrilasve debatikas te qelbesirave, qe hehin komente dizilizionuse per te larguar besimin e njerezve ne rrotacion, e qe te na rrije prape ky bandito narkoman ne pushtet.Keta, krimba te halese rilindase, mundohen me cdo lloje alogjie qe te konvertojne opoziten si me te dobet se keta mamuthe hajdutesh, tradhetare te popullit, e te kombit, e shajne opozitaret qe po mundohen per ndryshimin e madh, por te veshtire me kete rruge krimi ekonomik qe e kane cuar keta hajdute te shekullit. Ne se doni qe te na vertetoni se ju, ose partia tuaj nuk ka , ose patur komuniste, po jua tregoj me gjisht,,,,,Ja, ne krye te parlamentit, pa ju zene ata bije trashegimtaresh te komiteteve te partive qe kane kapur tere organizmat shteterore, andaj ju, horra, morra te kuq, jeni nga geni puro i partise kuqale me te poshter ne bote. Sot na hiqeni se gjoja e doni perendimin, ju molusqet e mbetur e qepur demokracise per ta diskretituar ate, ashtu sic e keni bere dhe e keni cuar ..Djegja e rrotacionit, doni, s;doni do behet, e ju rrembythjet e rilindjes hibride do shkoni per lesh, sepse do jua numurojne qe nga fillimi te tera mekatet qe keni bere, e kete ju e dini, por tani qe ju ka ardhur shpirti ne dalje, po kurdisni lojra, e komente per te zgjatur agonine.

    1. O vllai karit:
      Kur komentuesit shajne liderin e modh qe vrimen e bythes e ka te mjekra, ty te duket e njejta dore.
      Kur koalicioni lexhendar humb zgjedhjet, ti thu qe na i vodhet.
      Kur ne krye te parlamentit eshte burnesha cdo gjo oshte ne rregull. Kur burnesha zihet me liderin bohet pernjihere kurve.
      Kur ne krye te parlamentit eshte Ruci i kuq ti e tregon me gisht. Kur Sali sekretari bohet antikomunist ti e fut gishtin ne bythe.

    1. Ramazon deshtaku ka qene dylber ne paris o vella po tani na eshte bere dhe hajdut mashtrues e gango ripjelles qe i vjen era kerme b..thqi..i

  5. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”Paska dale xixa nga baza guerilase e pd si nje debatikas qe supa me lakuriq e ben trim ka filluar te leviz e ne rrugicat qe kerkojne diell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu