• |
ide | kryesore

Sarri në model anglez: merkato e Juventus këtë herë varet prej tij

-Instant, Sport



Një sezon i trazuar, plot me kritika e një raport të ndërlikuar me ambjentin e tifozët bardhezinj, nuk do të sjellë lamtumirën e Sarrit, gjithnjë nëse Juventus arrin të hedhë poshtë 8 pikë avantazh në 6 javë kampionat. Sugjestioni Guardiola venitet me vendimin për të kthyer në Champions City, ndërsa hipoteza Simone Inzaghi është lëkundur me finalen e kampionatit të dobët të Lazios. Në këtë pikë, duan ose nuk duan, Sarri, me triumfin në Serie A mund të luajë shanset përsëri në pankinën bardhezi. Një zgjedhje logjike, nëse mendohet që ishte zgjedhur për një projekt për një projekt teknik me skadencë të gjatë. Edhe pse tek Juventus nëse nuk fiton, projekt ose jo, shkon në shtëpi.

Edhe prespektivat e merkatos së ardhshme bardhezi shtyjnë për konfirmimin e Sarrit. Ardhja e Arthur në operacionin Pjanic, interesimi insistues për Jorginho, aq shumë i kërkuar nga ish-trajneri i tij për të luajtur para mbrojtjes, gjuetia për Zaniolo e kërkimi për një qendër që të marrë vendin e Higuain (me Milik në pole position), janë një e dhënë e saktë për të ardhmen bardhezi të teknikut aktual.

Me lojtarët e përshtatshëm për futbollin e tij, Sarri këtë herë nuk do të ketë më alibi edhe pse përsëri do ti duhet të administrojë anarkinë taktike të Dybala e Cristiano Ronaldo. Por ky është një problem që dëshirojnë ta kenë të gjithë trajnerët e botës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *