• |
ide | kryesore

Sherr mes shqiptarëve dhe tunizianëve në burgun italian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ditën e djeshme një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali. Një grup shqiptarësh janë përleshur me një grup tunizianësh. Shqiptarët kanë rrahur tunizianët në katin e dytë të burgut, raportojnë mediat italiane.

Si pasojë e përleshjes, një i paraburgosur tunizian ka mbetur i plaagosur rëndë. Ai u shtrua në spital, nën kujdes intensiv. Sipas mediave fqinje, tuniziani ka marrë goditje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Tuniziani iu nënshtrua një operacioni, ndërsa edhe të tjerët pësuan lëndime më të vogla.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu