• |
ide | kryesore

Thaçi në Hagë, çfarë thotë Haradinaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur Presidentin Hashim Thaçi për t’u paraqitur në Hagë përballë akuzave dhe drejtësisë.

Haradinaj thotë se ish-luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë edhe pse s’ka gjyq që të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar.

Po ashtu ai shton se lufta e popullit shqiptar rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë dhe vlera nuk ka për t’i humbur pavarësisht përpjekjeve për të dëmtuar.

Një vit më parë ishte pikërisht Haradinaj që shkonte në Hagë si Thaçi sot për akuzat për krime lufte. Atëhere Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër dhe shkoi në Hagë si qytetar i thjeshtë i Kosovës dhe si ish- komandant i UÇK-së për t’u kthyer nga andej me pafajësinë.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.
Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

RH



4 Comments

  1. JU TEDY DUET ME DHAN LLOGARI PARA POPULLIT SE DEMET QE I KENI BO KOSOVES KURR NUK MUNDIN ME U KOPERUE JU VODHET SHTETIN E POPULLIN JU FALEJU UZUPRUET PASURIT E SHTETIT JU MALLTRETUET QYTETARET JU PER KARRIK EDHE NATEN JU SHKONI NE SHPIJA NJERZVE

    1. Ore keq e me keq i kane thirre per krime lufte jo per keqqeverisje. Per keq qeverisjen aty i keni zgjedhjet, ndeshkojini.

  2. Z .Hajradinaj po ha keput kot si kau peles sepse Thaci nuk po gjykohet vetem gjate luftes ne Kosove por po gjykohet per krimet e kryera mbas lufte per eleminimin e kundershtareve politike . Po te ishte burr i beses dhe te tregon te se eshte i pafajshem duhet te kishte dhene doreheqjen si presidente dhe te hetohej si njeri i lire e i zakoneshem . Por ky gjarper perdor presidencen si istuticion me i l’arte shteterore per te perdhosur figuren e presidenti te Kosoves ku kerkon te denohet si presidente dhe jo si Thaci , poshterim me te madh se ky per Kosoven nuk ka , me kete Duke barazuar vehten me luften heroike te kosovareve po erreson kete lufte .Pastaje cjan keto vizita ne varret e deshmoreve te Kosoves prepara se te shkoje ne gjykaten speciale eshte e peshtire dhe neveriteshme sepse ky i fyen deshmoret se po hetohet per vrasjet e luftetareve te Kosoves mbas lufte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *