• |
ide | kryesore

Tritol banesës së 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht, një ditë më parë u arrestuan abuzuesit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi tritoli është vënë gjatë natës së kaluar në oborrin e një banese, në Fushë Krujë.

Lënda plasëse është hedhur në banesën e një 17-vjeçareje, e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga 4 persona, që ushtronin edhe veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Katër të rinjtë u arrestuan një ditë më parë, pas një hetimi disa-mujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.

Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që është shtetasi A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Një ditë më parë, policia njoftoi se të arrestuarit “kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”.

Njoftimi i policisë:

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.



4 Comments

  1. Shtet ku thërret qameti, te përdhunojnë pastaj te vënë dinamitin te dera e shtepise. Bëje mir o Zot për ata që i kanë trutë në vend!

    1. Mos u anko kot per kete rast. Ne Europe, sidomks ne Angli ka me mijra raste si puna ktij dhe atje policia nuk ben asgje, as nuk e mer fare si denoncim. Ne kete rast te pakten i kane kapur.

  2. Patjeter! ne Hollivud behen edhe filma per raste té tila.

    A ka vend krahasimi o trushplare nga propaganda?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *